Maqedonia do të marrë pjesë me tre ekipe në Kampionatin Botëror të Esportit Bali 2022

Kombëtarja e Maqedonisë në e Sports do të marrë pjesë me tre ekipe në Kampionatin Botëror të eSports Bali 2022. Indonezia do të jetë nikoqire e kampionatit të esports, i cili zhvillohet nga 1 deri më 12 dhjetor, traansmeton Portalb.mk.

Më shumë se 600 lojtarë nga 106 shtete do të garojnë në kampionat, ndërsa ekipi maqedonas për esports do të garojë në tri disiplina: Dota 2, eFootball dhe CS:GO.

Zhvillimi i eSports në vitin 2022 po përjeton kulmin e tij. Në këtë eveniment masiv, përfaqësuesit e Maqedonisë kanë marrë pjesë rregullisht që nga fillimi i tij dhe kanë arritur rezultate solide. Ndër të tjera, konkurrentët tanë arritën të bëhen dy herë kampionë evropianë dhe botërorë aktualë në CS:GO, ndaj pritshmëritë për suksese të reja janë të mundshme.

Federata e eSports e Maqedonisë, me organizimin e ligës zyrtare të esports dhe turneve gjatë gjithë vitit, është vazhdimisht aktive dhe investon në zhvillimin e ekipeve dhe sportistëve të esports.

Kampionati do të transmetohet në kanalin twitch të Federatës së Esportit të Maqedonisë (https://www.twitch.tv/mesf_tv), ku të gjithë sipmatizantët e esports dhe të kombëtareve të Maqedonisë do të mund të ndjekin duelet dhe të shprehin mbështetjen e tyre drejtpërdrejt.

Rezultatet do të publikohen në faqen zyrtare për ndjekjen e rezultateve të kampionatit https://wec.iesf.org/.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button