Autobusët e kompanive private kanë bllokuar njërin nga udhëkryqet kryesore në Shkup, Policia me kufizime

Udhëkryqi që gjendet te Qendra Tregtare “Mavrova” në Shkup është i bllokuar me autobusët e kompanive private në shenjë proteste ndaj politikave të reja të Qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Sloboda prevoz” dje paralajmëroi që 30 autobus të kësaj kompanie dhe 300 qytetarë do të bllokojnë një nga pozitat më të qarkullueshme në kryeqytet.

Protesta e transportuesve privat, foto: Meta.mk
Protesta e transportuesve privat, foto: Meta.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut dje paralajmëroi që sot prej ora 07:00 ka kufizime në bulevardin “Goce Dellçev”, “Kërste Petkov Miriskov” dhe rrugët rreth tyre.

Ata theksojnë që kohëzgjatja e protestës nuk është konfirmuar, ndërsa paralajmërohet që ajo të zgjasë deri në realizmin e kërkesave, përndryshe ditëve në vazhdim protestat do të zgjerohen në pjesët tjera të qytetit.

Protesta e transportuesve privat, foto: Meta.mk
Protesta e transportuesve privat, foto: Meta.mk

Ndryshe, transportuesit privatë kishin marrë premtim nga Këshilli i Qytetit të Shkupit se do të bëjë gjithçka që është në kompetencën e vet për të tejkaluar problemin, me të cilin ballafaqohen transportuesit. Kryetari i Shoqatës së transportuesve privatë “Sloboda prevoz” Lenin Jovanovski në një deklaratë për media, të dhënë pas takimit me këshilltarët e qytetit të Shkupit, tha se autobusët e transportuesve privatë nuk do të lëvizin derisa të zgjidhet problemi.

Kujtojmë se, Qyteti i Shkupit e shfuqizoi marrëveshjen  me “Makekspres” e cila kishte vlefshmëri deri në fund të vitit 2023, pasi që sipas tyre, autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dh 54 nuk i kanë respektuar kushtet e përcaktuara për dhënien e shërbimeve cilësore. NQP thotë se do t’i zëvendësojë me autobusë dhe shoferë të saj këto linja, transportuesit privat po mbajnë mbledhje pas situatës së krijuar.

Pas 9 ditësh bojkotim të punës dhe akuzave mes “Makekspresit” dhe Ndërmarrjes Publike për Qarkullim Publik (NQP), me nënshkrim të kryetares së Shkupit Danella Arsovska iu dha fund bashkëpunimit me këtë kompani private, të cilës Qyteti i ka borxh gjysmë milioni euro.

Tashmë disa ditë, edhe kompania “Slloboda prevoz” është në grevë për shkak të borxhit të papaguar të NQP-së ndaj transportuesve privat.

Rreth 1 milionë euro ka borxhe Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” ndaj transportuesve privat, që ka nxitur që kompania private të ndalojë linjat e qarkullimit 9, 12, 22, 23 dhe 45.

NQP Shkup sot është transportuesi i vetëm i këtyre linjave.

Nga “Slloboda prevoz” deklarojnë që udhëheqësit e qytetit kanë informuar se nuk kanë para për pagesën e borxhit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button