Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vetëm këtë vit i kanë rritur për 130 milionë euro kursimet

Guvernatorja e Bankës Popullore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska – Bezhoska ka raportuar që qytetarët e Maqedonisë së Veriut prej fillimit të vitit i kanë rritur kursimet për 130 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

“U rritën kursimet e qytetarëve. Nga fillimi i vitit ata janë rritur për 130 milionë euro. U vërejt edhe rritje e interesit për depozitat në denar. Besimi në valutën vendore është ruajtur”, deklaroi guvernatorja.

Ajo sqaroi që në momentin e nisjes së luftës në Ukraine, depozitat ishin ulur brenda një muaji për 1.8 %, por pastaj ishte regjistruar rritje e tyre.

“Pastaj pa ndërprerjen është regjistruar rritje e depozitave në popullatë. Sipas numrave të fundit, rritja vjetore është dikur rreth 5.3 për qind, ndërsa gjithsej nga fillimi i vitit depozitat janë rritur për 130 milionë euro”, raportoi Angellovska-Bezhoska, e cila sqaroi që niveli i rezervave është shumë më i mirë në krahasim me gjendjen para pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button