Deri të mërkurën e hapur mundësia për subvencionimin e pastrimit të oxhaqeve në Shkup

Qytetarët e Shkupit do të mund të aplikojnë deri të mërkurën për të marrë mbështetje financiare deri 1 200 denarë për pastrimin e oxhaqeve në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Mjetet financiare për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të bëra për pastrimin e oxhaqeve janë në vlerë neto maksimum deri në 1.200,00 denarë për amvisëri. Tatimi personal mbi të ardhurat është në barrën e Qytetit të Shkupit”, raportoi Qyteti i Shkupit në Konkurs.

Raportohet që kjo mbështetje financiare është si një masë preventive për ruajtjen e cilësisë së ajrit, ndërsa kjo vlen vetëm për qytetarët e Aerodromit, Gazi Babës, Kisela Vodës, Karposhit, Çairit, Shuto Orizares, Qendrës, Gjorçe Petrovit, Butelit dhe Sarajit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button