Najçevska: Prokuroria nxit urrejtje

Procesi gjyqësor për rastin ‘Monstra’ dhe fjalët përfundimtare të prokurores dhe procesi gjyqësor në përgjithësi do të jenë temë e debatit të emisionin të sotëm ‘Rruga Drejt’ me të ftuar dhe intervista me aktivistët e të drejtave të njeriut. Mirjana Najçevska ka kërkuar përgjegjësinë e prokurores Geshkovska e cila sipas saj me deklaratën e saj ka nxitur urrejtje ndëretnike. Najçevska thotë se procesi gjyqësor dihej se do të kishte këtë epilog që nga momenti kur vet ministrja e Brendshme, Jankullovska i quajti të akuzuarit, terrorist.

“Definitivisht duhet të thirret në përgjegjësi prokurorja publike e cila ka keqpërdorur pozicionin dhe detyrën e saj dhe në mënyrë joadekuate ka udhëheq procedurën dhe atë që quhet fjalë përfundimtare. Megjithatë duhet të mendohet edhe për strukturat në pushtet që kanë uzurpuar pushtetin gjyqësor ku sundimi i së drejtës është tërësisht i shtypur ndërsa ata që janë në funksione të larta nuk përgjigjen për veprat penale”, tha Mirjana Najçevska aktiviste për të drejtat e njeriut.

Lajme të ngjashme

Back to top button