‘Monstra’ fjala e fundit e avokatit: Nuk ka dëshmi për dënim të akuzuarve!

Avokati i pesë të akuzuarve në rastin “Monstra”, Naser Raufi, mbajti fjalën përfundimtare në këtë proces gjyqësor.

Ai tha se Zyra e Prokurorit Publik nuk ka asnjë dëshmi të prekshme për të ngarkuar të akuzuarit.

Raufi vlerësoi se masakra pranë liqenit të hekuranës në Smillkovcë ishte një krim i egër.

“Në masakër u vranë pesë njerëz të pafajshëm, por fajtorët e vërtetë nuk janë ulur këtu bankën e të akuzuarve”,tha Raufi.

Sipas tij, shumica e dëshmitarëve të pyetur në këtë rast kanë thënë të pavërteta, të cilat nuk kanë mundur të dëshmohen.

Edhe avokatët e tjerë thonë se provat nuk janë të mjaftueshme. Ata thonë madje se tablatet e telefonatave dhe vendndodhjes së të akuzuarve vërtetojnë se ata nuk kanë qenë në vendin e krimit. Ata thonë se provat e paraqitura nga prokuroria, nuk kanë vlerë që të inkriminonin të akuzuarit. 

“Unë jam fiksuar në ditën 12 prill 2012 kur edhe ka ndodhur vrasja,  me ç’rast kemi alibi të palëkundur për lëvizjen e të akuzuarit Rami Sejdi dhe kontaktet në telefon, me personin Isni Asani dhe  Marjan Filipov si dhe dinamikën  e telefonatave… Kemi alibi absolute, se ku ka lëvizur dhe ku ka qenë në kohën e kryerjes së veprës penale”, u shpreh Mitko Sollakov, avokat.

“Argument thelbësor i mbrojtjes sime ishte se argumentet e ofruara nuk ofrojnë fakte se të akuzuarit janë kryerës të veprës penale. Ajo që është ofruar si dëshmi në fakt janë indikacione të cilat nuk kanë kualitet, nuk kanë vlerë dhe përmes tyre nuk mund të vërtetohet se të akuzuarit e kanë kryer këtë vepër penale”, tha Gjorgji Nastevski, avokat.

Javën e kaluar, prokurorja Geshkovska kërkoi nga gjykata burgim të përjetshëm për të akuzuarit, ndërsa u shpreh me një fjalor që solli reagime të shumta nga medie dhe organizata joqeveritare.

Pas dhjetë ditësh, do të jetë Gjykata ajo që do të thotë fjalën përfundimtare në këtë proces të akuzuar janë 6 persona. 

Lajme të ngjashme

Back to top button