Në Maqedoninë e Veriut vetëm 2 përqind e energjisë elektrike gjithsej prodhohet nga turbinat e erës dhe panelet solare

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjatë muajit shtator kanë shpenzuar rreth 434 014 MWh energji elektrike, ndërsa pjesa më e madhe e energjisë elektrike prodhohet në termocentrale, transmeton Portalb.mk.

“Në shtator 2022, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 434 014 MWh energji elektrike, 31.945 mil. nm3 gaz natyror, 328 382 ton qymyr dhe 93 006 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në termocentrale prodhohet 48.9 përqind e energjisë elektrike, 30.4 % në termocentralet e kombinuara, 18.4 % në hidrocentrale, 1.6 % në centralet e erës, 0.4 % në panele solare dhe 0.3 % nga bimët e biogazit.

“Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 100.0% në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike”, raportojnë nga Enti, duke theksuar që 98.6% e konsumit të përgjithshëm të thëngjillit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button