Ministri Nuredini e tregoi emrin e investitorit për Kodrën e Diellit që planifikon të investojë 186 milionë euro

Në seancën e sotme të qeverisë u miratua propozim-projekti për një projekt investimi strategjik në qendrën e skijimit Kodra e Diellit ka marrë dritën e gjelbër. Ministri Nuredini tha se kompania evropiane, TechnoAlpin, merret me prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale dhe projektimin e fushave dhe terreneve të skijimit ka dhënë ofertë serioze për zhvillimin e qendrës së skijimit Kodra e Diellit. Investimi parashikohet të jetë 186 milionë euro, njofton Portalb.mk.

“Tani mund të shpërndajmë informacionin se kemi marrë një ofertë serioze nga kompania e njohur evropiane nga Tiroli i Jugut, TechnoAlpin, e cila është udhëheqëse botërore në prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale, një ekspert i njohur në projektimin e fushave dhe terreneve të skijimit dhe me përvojë 30 vjeçare, 16 filiale në mbarë botën dhe 600 punonjës. Kjo kompani, pas hulumtimit ofroi një plan ambicioz për zhvillimin, inovacionin dhe rritjen e qendrës së skijimit Kodra e Diellit që karakterizohet nga modernizimi i zonës ekzistuese të skijimit dhe zgjerimi i saj territorial, përmirësimi i infrastrukturës parësore të nevojshme për zhvillimin e zonës, me përmirësimin sasior dhe cilësor të aktivitetit akomodues turistik, me përfshirjen e kapaciteteve të reja për përshtatjen e ofertës turistike me kërkesat aktuale të tregut turistik dhe zgjerimin e tij”, tha Nuredini.

Ai tha se kanë iniciuar një studim fizibiliteti për një projekt për rinovimin e qendrës së skijimit Kodra e Diellit. Investimi, sipas ministrit do të jetë 186 milionë euro.

Bëhet fjalë për një partneritet strategjik me qendrën e skijimit Kodra e Diellit me një projekt ambicioz, vlera totale e të cilit është 186 milionë euro dhe që përfshin rinovimin e objekteve ekzistuese, instalimin e sistemit të borës artificiale, zgjerimin e zonës ekzistuese të skijimit me objekte dhe shtigje të reja, rinovim dhe zgjerimi i hoteleve, ndërtimi i objekteve të reja hotelierike, ndërtimi i parkingjeve të asfaltuara, shtigjeve për biçikleta dhe krijimi i aktiviteteve të reja rekreative, me të cilat kjo qendër do të ketë mundësinë të llogaritet ndër qendrat më moderne evropiane dimërore”, shtoi ministri Nuredini.

Investimi duhet të realizohet duke filluar nga viti 2023 dhe do të realizohet në 6 faza investimi, e para prej të cilave kap shumën rreth 55 milionë euro.

Në fazën e parë do të realizohet:

  • Investim në vendosjen e dy teleferikëve të rinj me 6/8 ulëse
  • Dy shtigje të reja skijimi
  • Instalim i sistemeve për borë artificiale
  • Adventure Park, kënd lojërash, hapësirë për rekreacion dhe relaksim
  • Parking i ri i asfaltuar me hapësirë për parkim të 600 veturave
  • Ndërtimin e rrugëve të reja qasëse
  • Ndërtimi i dy hoteleve të reja, të kategorisë me 4*
  • Investim në dy mjete të reja për rregullimin e shtigjeve të skijimit

Ndryshe, ende nuk ka përfunduar ende ndarja e kompanisë e cila menaxhon Kodrën e Diellit, Elem Turs nga Elem në afatin kohor (muaji shtator), të cilin deklaroi drejtori i Elektranave të Maqedonisë (ELEM), Vasko Kovaçevski. Ky proces ka filluar  gati dy vite. E ardhmja e kësaj qendre turistike do të dihet më saktë kur do të kryhet ky proces dhe pastaj të vendoset nëse do të investojë vetë kompania e cila e menaxhon (Elem Turs), do të shkojë me partneritet publiko-privat, apo do të shitet.

Kujtojmë që ish-kryeministri Zoran Zaev i cili bëri të ditur se në strategjinë kombëtare 2021-2027, është përfshirë edhe rivitalizimi i qendrës “Kodra e Diellit” ku parashihej dhënia me koncesion 99-vjeçar për një investitor evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button