Arsovska: Për 5 vite, transportuesit privat nuk kanë paraqitur asnjë biletë të shitur

Transportuesit privat prej vitit 2017-të kanë marrë para prej biletave dhe nuk i kanë paraqitur, ndërkaq kanë faturuar nga 400.000 euro nga NQP çdo muaj, deklaroi sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, duke theksuar se kjo skemë sipas të gjitha gjasave ka zgjatur 5 vite. Qyteti i Shkupit, siç informoi, ka përgatitur thirrje të re ku transportuesit privat do të kenë mundësi që individualisht të aplikojnë për linjë, njofton Portalb.mk.

“Makekspres” dhe “Slloboda Prevoz” prej fundi t të vitit 2017-të dhe deri në këtë moment nuk kanë paraqitur shitje të asnjë bilete, edhe pse kanë paraqitur se kanë vozitur rreth 400.000 kilometra në muaj dhe për këtë kanë llogaritur nga një euro për një kilometër të kaluar të cilën ia kanë faturuar NQP-së”, tha Danella Arsovska.

Ajo shtoi se në dobi të kësaj shkon fakti se prej vitit 2017-të, nuk i kanë fiskalizuar autobusët kështu që paratë që i kanë gjeneruar, kanë mbaruar diku.

Sipas Arsovskës, kjo nuk është vetëm keqpërdorim, por edhe fshehje serioze e tatimit, i cili nuk është paguar në vitet e kaluara.

“Besoj që shumica e transportuesve që janë anëtarë të këtyre shoqatave janë njerëz të ndershëm. Ne komunikojmë me një pjesë prej tyre, kemi arritur të shohim se ata me të vërtetë punojnë për bukë, nuk janë njerëz që pasurohen në shpinë të qytetarëve. Megjithatë, disa e kanë keqpërdorur pozitën e tyre. E kanë keqpërdori për qëllime politike dhe që ta mbulojnë krimin e tyre”, theksoi Arsovska.

Ajo theksoi se transportuesve do t’u ofrohet mundësi që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe individuale të aplikojnë, që ta marrin linjën duke i plotësuar kushtet të cilat do të jenë në thirrje publike.

Kujtojmë se, Qyteti i Shkupit e shfuqizoi marrëveshjen  me “Makekspres” e cila kishte vlefshmëri deri në fund të vitit 2023, pasi që sipas tyre, autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dh 54 nuk i kanë respektuar kushtet e përcaktuara për dhënien e shërbimeve cilësore. NQP thotë se do t’i zëvendësojë me autobusë dhe shoferë të saj këto linja, transportuesit privat po mbajnë mbledhje pas situatës së krijuar.

Pas 9 ditësh bojkotim të punës dhe akuzave mes “Makekspresit” dhe Ndërmarrjes Publike për Qarkullim Publik (NQP), me nënshkrim të kryetares së Shkupit Danella Arsovska iu dha fund bashkëpunimit me këtë kompani private, të cilës Qyteti i ka borxh gjysmë milioni euro.

Tashmë disa ditë, edhe kompania “Slloboda prevoz” është në grevë për shkak të borxhit të papaguar të NQP-së ndaj transportuesve privat.

Rreth 1 milionë euro ka borxhe Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” ndaj transportuesve privat, që ka nxitur që kompania private të ndalojë linjat e qarkullimit 9, 12, 22, 23 dhe 45.

NQP Shkup sot është transportuesi i vetëm i këtyre linjave.

Nga “Slloboda prevoz” deklarojnë që udhëheqësit e qytetit kanë informuar se nuk kanë para për pagesën e borxhit. Lenin Jovanovski nga “Slloboda Prevoz” paralajmëroi që do të ketë protesta, bllokada dhe grevë, ndërkohë Milorad Dimitrievski nga “Makekspres” sqaroi që akoma nuk kanë vendosur, por protestat janë të pashmangshme së bashku me “Slloboda prevoz”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button