Sllaveski: Menaxhimi i keq i drejtorit të NQP “Shkupi” është shkaktar i gjendjes me transportuesit privat

Kryesuesi i Këshillit të Qytetit të Shkupit nga VMRO – DPMNE, Trajko Sllavevski thotë se, nuk kanë marrë asnjë informatë nga ana e kryetares Danela Arsovska për atë se çfarë po ndodh në NQP, i cili është ndërmjetësues në realizimin e transportit publik dhe i cili duhet t’ua paguaj shërbimet transportuesve privat, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se, këshilltarët nuk kanë pasur as informata për tre pagat e papaguara në NQP as për grevën e paralajmëruar të të punësuarve, duke shtuar se, atëherë janë ndarë 133 milionë denarë nga buxheti i qytetit dhe, siç tha ai, ishte zgjidhje e detyrueshme me dhënien e obligimeve ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, me qëllim që të zgjidhet situata.

“Nuk kemi pasur asnjë informatë disa ditë para grevës së paralajmëruar të NQP-së dhe kemi qenë të detyruar të mbajmë dy seanca të jashtëzakonshme dhe të miratojmë një lloj zgjidhje të detyrueshme me dhënien e obligimeve për kryetaren të gjejë 133 milionë denarë të cilat i votuan këshilltarët”, tha ai në emisionin Analiza në TV 24.

Kujtojmë se, Qyteti i Shkupit e shfuqizoi marrëveshjen  me “Makekspres” e cila kishte vlefshmëri deri në fund të vitit 2023, pasi që sipas tyre, autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dh 54 nuk i kanë respektuar kushtet e përcaktuara për dhënien e shërbimeve cilësore. NQP thotë se do t’i zëvendësojë me autobusë dhe shoferë të saj këto linja, transportuesit privat po mbajnë mbledhje pas situatës së krijuar.

Pas 9 ditësh bojkotim të punës dhe akuzave mes “Makekspresit” dhe Ndërmarrjes Publike për Qarkullim Publik (NQP), me nënshkrim të kryetares së Shkupit Danella Arsovska iu dha fund bashkëpunimit me këtë kompani private, të cilës Qyteti i ka borxh gjysmë milioni euro.

Tashmë disa ditë, edhe kompania “Slloboda prevoz” është në grevë për shkak të borxhit të papaguar të NQP-së ndaj transportuesve privat.

Rreth 1 milionë euro ka borxhe Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” ndaj transportuesve privat, që ka nxitur që kompania private të ndalojë linjat e qarkullimit 9, 12, 22, 23 dhe 45.

NQP Shkup sot është transportuesi i vetëm i këtyre linjave.

Nga “Slloboda prevoz” deklarojnë që udhëheqësit e qytetit kanë informuar se nuk kanë para për pagesën e borxhit. Lenin Jovanovski nga “Slloboda Prevoz” paralajmëroi që do të ketë protesta, bllokada dhe grevë, ndërkohë Milorad Dimitrievski nga “Makekspres” sqaroi që akoma nuk kanë vendosur, por protestat janë të pashmangshme së bashku me “Slloboda prevoz”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button