Ademi para mbledhjes së BDI-së: Nuk do të bisedohet për shkarkimin e ministrave apo drejtorëve

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në selinë partiake në Reçicë të Vogël po mban vazhdimin e seancës konstituive të përbërjes së re të kryesisë qendrore, në të cilën pritet të evaluojë punën e funksionarëve të tyre në pushtetin ekzekutiv, transmeton Portalb.mk.

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi para fillimit të seancës tha se, në rend dite nuk është shkarkimi i ministrave apo drejtorëve, por se do të bisedohet për çështje që kanë kompetenca si parti.

“Në njoftimin nuk kemi marrë informatë se në rend dite është shkarkime dhe gjëra të tilla. Kështu që i adresojmë dhe diskutojmë të gjitha çështjet, i definojmë orientimet që të perfeksionojmë orientimin tonë, për arsye se BDI bartë përgjegjësi të lartë dhe ne duhet t’i përgjigjemi të gjitha sfidave me të cilat përballemi”, tha Ademi.

Kujtojmë, më 24 shtator në një letër të shpalosur publikisht nga disa anëtarë të BDI-së, janë numëruar disa ankesa e këshilla për drejtimin e partisë në vitet e fundit. Ata theksojnë që gjithë pushteti politik është përqendruar tek individi, duke anashkaluar strukturat partiake.

Pas kësaj, u mbajt mbledhje e Kryesisë së re të Këshillit të Përgjithshëm në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, ku u zgjodhën disa organe të reja partiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button