Spasovski: Së shpejti do të ketë rezultate nga hetimi për paralajmërime për bomba të rrejshme

Së shpejti do të ketë rezultate nga hetimi për paralajmërime për bomba, të cilat krijon shqetësim në opinion tash më një kohë të gjatë, ndërsa të cilat filluan me autobusët e NQP-së dhe vazhduan me shkollat e mesme, paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, transmeton Portalb.mk.
“Siç thash edhe para disa ditëve, ne jemi në fund me sigurimin e të gjitha materialeve dhe konfirmimeve që të kemi realizim edhe në këtë pjesë. Analizat për arsyet janë në më shumë drejtime, nga gjeostrategjike, përmes atyre politike deri në ekonomike, përkatësisht të udhëhequra nga interesa biznesi”, tha Spasovski në eminisionin “Click Plus”.
Sipas Spasovskit, duke pasur parasysh faktin që qëllimi i sulmeve të këtilla hibride është të shkaktojë shqetësim, mosbesim në institucionet, frikë dhe panikë, nuk guxon të spekulohet, por duhet të pritet të merren të gjitha informatat, me fakte dhe dëshmi të vërtetuara.
“Në hetimin bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë, me Interpolin, me Europolin, të gjitha mekanizmat që ndihmojnë në procesin hetimor. Është e sigurt se ka motiv, ndërsa në fund do të shohim edhe cili ka qenë motivi saktë”, theksoi Spasovski.
Përndryshe, nga 26 tetori në SPB Shkup disa herë është denoncuar se email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.
Së fundmi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit.
- LEXO: Raportime të reja për bomba në shkollat e mesme të Shkupit
- LEXO: Dekani i Fakultetit të Sigurisë Dujovski: Raportimet për bomba në shkolla janë shembull klasik se si bëhet kërcënimi hibrid
- LEXO: Kovaçevski: Kërcënimet me bomba, luftë hibride për të nxitur frikë
- LEXO: Përsëri raportime për bomba në dy shkolla të Shkupit
- LEXO: Ishte mashtrim, kërcënimi për bomba në katër shkollat e Shkupit, vlerësoi Policia
- LEXO: Kërcënimet për bomba në shkollat e Shkupit nuk kanë të ndalur, u evakuuan përsëri nxënësit
- LEXO: Policia liroi të arrestuarin për kërcënimet me bombë dhe bastisi shtëpinë e tij
- LEXO: Policia sot ka arrestuar një person në lidhje me bombat në shkollat e Shkupit
- LEXO: Sërish kërcënim për bomba, u evakuuan gjashtë shkolla në Shkup
- LEXO: Spasovski për denoncimet e rrejshme për bomba: I dimë mejlet të cilët janë lëshuar nga jashtë shtetit
- LEXO: MASH: Shkollat duhet të mbeten mjedis i sigurtë për të rinjtë, ndërprerjet e mësimit nuk shkojnë në dobi të zhvillimit të tyre të rregullt
- LEXO: RMV, email i ri me paralajmërim se ka bombë në “Nikolla Karev”, nxënësit u evakuuan menjëherë
- LEXO: Edhe paraqitjet e sotme për bomba në nëntë shkollat e mesme të Shkupit janë të rrejshme
- LEXO: Spasovski për kërcënimet e rreme për bomba në shkolla: Kemi informacione fillestare se nga ku janë dërguar emailet
- LEXO: MPB: Kërcënimet për bombë në tetë shkollat e Shkupit janë të rrejshme