U miratua Ligji për shujtat e studentëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 58 vota “për” kaluan propozim-ndryshimet e Ligjit për shujtat e subvencionuara të studentëve, transmeton Portalb.mk.

Seanca e 91-të e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në rend të ditës e pat edhe votimin e ndryshimeve të Ligjit për shujtë të subvencionuara, ndryshime të cilat u abstenuan nga 21 deputetë.

Ky propozim-ligj u miratua me procedurë të shkurtuar. Ligji planifikon që deri më 15 mars të vitit 2023, studentët të paguhen 120 për shujtë ditore ose 2400 denarë në muaj.

Ndryshe, Kuvendet studentore universitare dje pasdite kanë marshuar për të kërkuar të drejtat e tyre. Ata protestuan edhe të hënën. Dhjetëra studentë përballë Parlamentit dërguan mesazhe përmes pankartave “Nuk mëson kur ke uri dhe të ftohtë”, “Ushqim studenti apo bast politik”, “Na dridhemi nga i ftohti, jo nga frika”. Fjala “Rezistencë” ishte pikturuar edhe në rrugën përballë Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button