Pendarovski: Në këtë moment maksimumi 74 deputetë do të votonin për amendamentet kushtetuese

Sipas presidentit Stevo Pendarovski, ndryshimi i Kushtetutës nuk është i tmerrshëm dhe nuk do ta destabilizojë vendin, transmeton Portalb.mk.

“Unë jam i pari që e ndryshoj Kushtetutën për bullgarët në Kushtetutë, sepse nuk mendoj se është e tmerrshme dhe se do të destabilizojë Maqedoninë. Përveç maqedonasve kemi edhe pjesë të tjera të kombeve. Mirëpo, nëse nuk i kemi 80 deputetët e nevojshëm, si do t’i bëjmë”, tha Pendarovski në emisionin “24 Analiza” në TV24.

Sipas Pendarovskit, nga informacionet në opinion, siç thotë ai, në këtë moment maksimumi 74 deputetë në të gjitha kombinimet, qofshin në pushtet apo në opozitë, do të votonin për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

“Mungojnë gjashtë deputetë. Nga sa është pjesa tjetër e këtyre 74 deri në 120, nuk njoh asnjë që të thotë – “mendoj se mund të votoj”. Nuk kam degjuar. Pra, situata aktuale është kjo. A është diskutuar, po. A duhet të bisedojë Qeveria me të gjithë deputetët, përgjigja është po”, thotë Pendarovski.

Ai iu referua edhe takimeve ndërmjet përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe opozitës, pikërisht për temën e ndryshimit të Kushtetutës.

“Të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë në agjendë kanë takime me opozitën dhe do t’i pyesin. Mund të pyesim veten pse opozita, flas për partinë kryesore opozitare, e cila thotë se nuk kemi asnjë problem me përmbajtjen e kërkesës, por prapë nuk do të votonin pasi kërkojnë një lloj garancie për t’ju dhënë, garanci se kjo është gjëja e fundit që po kërkojmë, por megjithatë thonë se nuk kemi ndërmend të votojmë as sot, as nesër, as deri në zgjedhjet e ardhshme”, tha Pendarovski.

Sipas tij, Qeveria duhet të përpiqet të negociojë dhe të marrë shumicën e nevojshme.

“Unë nuk jam pjesë e Qeverisë, nuk jam pjesë e Parlamentit, deri më tani informacioni im është se nuk janë as afër 80 deputetë. A duhet të ketë sipas meje, po. Është objektiv strategjik, nesër opozita aktuale do të jetë në pushtet. Qeveria aktuale do të jetë opozita. Pra do të kërkoni nga opozita e nesërme dy të tretat, do të kërkoni. Nëse qëllimi juaj është vërtet BE. Të mos humbim kohë, por padyshim dominojnë kalkulimet se si do të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme, çfarë na sjell dhe çfarë na humbet”, vlerëson Pendarovski.

Ndryshe, Parlamenti do të duhet mbledhë shumicën e kërkuar prej dy të tretash për të miratuar ndryshimet kushtetuse të kërkuara nga Bullgaria. Kjo nuk dihet se si do të ndodhë, pasi pushteti nuk ka numra, ndaj kjo është edhe arsyeja e ftesës së kryeministrit për takim liderësh.

Nga ana tjetër, nëse hapen këto ndryshime kushtetuese, partitë shqiptare duan që edhe 20% në Kushtetutë të zëvendësohet me “shqiptarë”, duke e paralajmëruar edhe si kushtëzim për mbështetjen e ndryshimeve kushteutese. ASH paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme, do të prezantojë pakon e kushteve për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button