Deputetët e votuan Ligjin e plotësuar për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje

Deputetët në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 79-të e votuan propozimin ligjin e plotësuar për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, raporton MIA.

Ligji parashikon që para se të ngrihet padi për kompensim dëmi, duhet kërkuar falje dhe tërheqje publike e deklaratës ose përmbajtjes për personin fizik ose juridik që është dëmtuar nga fyerja ose shpifja dhe të merren masa për zbutjen e pasojave të dëmshme, si dhe të drejtën për të reaguar ndaj mohimit, përgjigjes dhe korrigjimit. Një aspekt kyç i ligjit është ulja drastike e masës së gjobave për punonjësit e medias për dëmin e shkaktuar nga fyerja apo shpifja.

Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, ky propozim-ligj është shkruar në mënyrë katastrofike dhe ka kërkuar përpunim teknik dhe ka theksuar se debati i ekspertëve është dashur të zhvillohet në Komisionin parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, por siç tha, si dhe për shumë ligje të tjera Komisioni për Çështje Evropiane është një komision për gjithçka dhe për këto arsye ne miratojmë ligje jo cilësore. Ai theksoi se janë pranuar amendamentet e dorëzuara nga deputetët Mile Lefkov dhe Rashela Mizrahi, me të cilat, sipas tij, është përmirësuar teksti i ligjit dhe janë parandaluar keqpërdorimet, por është larg nga një ligj i mirë.

Snezhana Kalevska Vançeva, deputete e LSDM-së, theksoi se tani kemi një zgjidhje të re ligjore për shkak se është intervenuar më shumë se një e treta e dispozitave dhe është e nevojshme të futet një ligj i ri i cili në fakt bazohet në misionet vlerësuese, mendimet e ekspertëve, analizat, vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të drejtat e njeriut. Ai theksoi se janë analizuar 30 aktgjykime të Gjykatës Themelore Civile Shkup dhe Gjykatës Civile Veles.

Deputetët në seancën e 79-të e filluan debatin për Propozim – llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021. Në rend dite është edhe propozim ligji për garantimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet e saj nga Marrëveshja e huasë për financimin e projektit për mbështetjen e likuiditetit të SHA EMV-Shkup në kushtet e krizës energjetike, i cili do të përmbyllet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shoqërisë aksionare për prodhimin e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar.

Pika të pashqyrtuara në këtë seancë janë edhe propozim kodi për shfuqizimin e Kodit të Sjelljes Etike të deputetëve në Kuvend dhe propozim ligjet për inspektimin financiar në sektorin publik, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin kufitar dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Familje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button