Konferenca për investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë, Kovaçevski: Këto burime janë e ardhmja e rajoni

Filloi Konferenca për investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë në Ballkanin Perëndimor, e organizuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Mbretëria e Norvegjisë, në të cilën mori pjesë dhe mbajti fjalim Kryeministri Dimitar Kovaçevski, si dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Edi Rama dhe Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhr Hercegovinës, Zoran Tegeltia. Qëllimi i Konferencës është të prezantohen para investitorëve nga Mbretëria e Norvegjisë mundësitë për investim në kapacitetet për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.mk..

“Maqedonia e Veriut, si një vend nga Ballkani Perëndimor që është i kahëzuar drejt prosperitetit dhe zhvillimit, punon intensivisht në sigurimin e stabilitetit dhe pavarësisë energjetike, për të cilat ka miratuar masa dhe modele në afat të shkurtër dhe afatgjatë, por edhe Strategji të re për investime në energjinë e gjelbër”. Këtë e theksoi kryeministri i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut është e fokusuar në sigurimin e stabilitetit energjetik në kushtet e krizës energjetike botërore, për të cilën ekziston një plan afatshkurtër që deri më tani është realizuar me sukses duke aktivizuar të gjitha kapacitetet për prodhimin vendor të energjisë elektrike. Por vendi ka edhe një plan afatgjatë me të cilin ne përpiqemi, siç tha ai, për dekarbonizimin dhe synimin e asaj që e kemi, duke prodhuar energji elektrike nga era, dielli dhe uji.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që miratoi Strategjinë për zhvillimin e sektorit energjetik në vitin 2019, bazuar në shtyllat e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së. Ne jemi vendi i parë që zbaton një projekt për zëvendësimin e termocentralit të vjetër me qymyr në Osllome të Kërçovës, ku tashmë po ndërtojmë një termocentral 120 MW në vendin e një miniere të dikurshme të linjitit. Ky është një hap konkret drejt tranzicionit energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe tregon një vullnet të fortë për dekarbonizimin e sektorit tonë energjetik dhe rrjedhimisht dekarbonizimin e ekonomisë sonë”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Qëllimi i Konferencës është përforcimi i bashkëpunimit në zhvillimin e kapaciteteve për burimet e ripërtërishme të energjisë në vendet e Ballkanit Perëndimor që duhet të sigurojnë pavarësinë energjetike.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi do të marrin pjesë sot në Beograd në Konferencën rajonale për investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë, 

Para konferencës ambasadori norvegjez në Beograd, Jern Gjelstad tha se ky është rasti prezantojen zgjidhjet për burimet e rinovueshme të energjisë – profilet e tyre në lidhje me teknologjitë e tjera dhe të shpjegohet se si ato mund të përshtaten në tablonë më të gjerë të Ballkanit Perëndimor për të qenë pjesë e atij tranzicioni të gjelbër.

“Do të ishte gjithashtu interesante për norvegjezët të dëgjonin se çfarë kushtesh të favorshme investimi ekzistojnë këtu”, tha ambasadori norvegjez në Beograd, Jern Gjelstad për Euronews Serbia në prag të konferencës.

Ai theksoi se do të ketë edhe një panel për financim dhe zhvillim, ku do të ketë investitorë financiarë ndërkombëtarë, të cilin do ta hapë ministri norvegjez i financave.

“Unë jam shumë optimist dhe kjo mund të rrisë ndërgjegjësimin dhe angazhimin dhe shpresoj se energjetika do të jetë një pjesë e madhe e agjendës dypalëshe mes vendeve tona dhe Ballkanit Perëndimor. Dua gjithashtu të theksoj se kjo konferencë, e cila do të mbledhë së bashku liderët nga rajoni në temën e energjetikës dhe klimës, do të rezultojë në një kuptim më të mirë se si energjia mund të përdoret si një shtytës i një rajoni më të fortë me më shumë bashkëpunim, me më shumë integrim dhe më shumë besim. Energjia është diçka që u intereson të gjithëve dhe është një sfidë e përbashkët para nesh”, tha ambasadori norvegjez.

Për ta bërë rajonin nordik plotësisht të qëndrueshëm, Këshilli i ministrave nordik themeloi “Nordic Green”, gjegjësisht “Nordic Green Project”. Vendet nordike kanë bashkëpunim të ngushtë në shumë fusha dhe solidaritet me vendet e tjera.

Gjelstad shtoi se patjetër duhet të merren masa të caktuara sepse dimri do të jetë jashtëzakonisht i vështirë, por në të njëjtën kohë nuk duhet të harrohen interesat afatmesme dhe afatgjata – mbi të gjitha një mjedis i shëndetshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button