Të rinjtë nga katër komuna dorëzuan projektet e tyre për komuna të gjelbra për vitin 2023

Parqe të reja, eko-punëtori për ndryshimet klimatike nëpër shkolla, eko-aksione nëpër shkolla, më shumë shtigje për biçikleta, mbjellje drunjsh, subvencione për blerjen dhe riparimin e biçikletave, janë vetëm një pjesë e dhjetëra projekteve që të rinjtë nga katër komuna në vend – Aerodrom, Çair, Kisella Voda dhe Kumanovë i propozuan si kërkesa për projekte të gjelbra të dorëzuara pranë komunave e që do të realizohen vitin që vjen, informojnë nga organizata GoGreen, transmeton Portalb.mk nga Meta.mk.

Dje u mbajt diskutimi përmbyllës në panel i projektit „Ekoaktivizmi rinor për komuna të gjelbra”, në të cilintë rinjtë bashkë me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, të Komunës Aerodrom, Timço Mucunski, dhe të Komunës Kisella Voda, Orce Gjorgjievski, i prezantuan kërkesat e reja të gjelbra nga të rinjtë për këto komuna.

„Kërkesat i mblodhëm nga të rinjtë, sepse ata duan të shohin një ndryshim të gjelbër në komunën e tyre. Pastaj, me ekipin dhe bashkë me komunën e Aerodromit, Çairit, Kisella Vodës dhe Kumanovës i zgjodhëm ato që janë nën kompetencat e komunave dhe që kanë më shumë gjasa që të realizohen në vitin e ardhshëm, vitin 2023. Ky proces bëhet me qëllim që të rinjtë të jenë konstruktiv në kritikat e tyre, që të përforcohet infrastruktura rinore në nivel lokal dhe që të kemi pjesëmarrje aktive të të rinjve në vendimmarrje në nivel lokal”, tha Arta Qerimi, koordinatore e projektit në GoGreenShkup.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, deklaroi se të rinjtë janë shtylla për një komunë përparimtare me një vizion të qartë për të ardhmen.

Kryetari i Komunës Аеrodrom, Timço Mucunski, tha se të rinjtë janë partneri më i madh i komunave dhe institucioneve të shtetit, prandaj është e nevojshme të që investojmë dhe angazhohemi për përfshirjen e tyre në procesin e krijimit të politikave dhe në gjetjen e zgjidhjeve për të gjitha sfidat me të cilat po përballemi.

„Komuna gjithmonë është e hapur për kërkesat e të rinjve dhe e mbështesim këtë proces sepse duam t’i inkuadrojmë edhe të rinjtë“, deklaroi Kryetari i Komunës KisellaVoda, Orce Gjorgjievski.

Nga GoGreen thonë se me këtë bashkëpunim kanë krijuar një urë mes të rinjve dhe komunave dhe mbetet të ndiqet realizimi i këtyre kërkesave.

„Aksioni klimatik lokal është i një rëndësie qenësore në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe të rinjtë janë një nga grupet më të cenueshme ndaj pasojave të ndryshimeve klimatike – prandaj ata duhet të jenë aktivë dhe të ndikojnë në politikat komunale. Për momentin janë formuar vetëm dhjetëra këshilla rinore lokale, nga gjithsej 81 në nivel shtetëror. Këto këshilla janë organi përfaqësues i të rinjve, zëri për nevojat dhe vizionet e tyre në komunë. Por që të formohen është e nevojshme që të rinjtë të jenë të informuar për këto procese dhe të duan të kontribuojnë në komunitetet e tyre lokale”, tha Milla Jovanovska, kryetare e Go Green Shkup.

Përndryshe, nga Komuna Aerodrom janë pranuar 11 kërkesa rinore për komunë të gjelbër, në mesin e të cilave ka kërkesa për parqe të reja në Aerodrom të vjetër dhe tek PSS dhe eko-punëtori nëpër shkolla për ndryshimet klimatike, ekoaktivizëm dhe mbeturinat.

KËRKESA RINORE PËR AERODROMIN – KOMUNË E GJELBËR

  1. Mjedise të reja të gjelbra publike (parqe) në Aerodrom të vjetër dhe tek PSS, që të ketë më shumë vende ku mund të shoqërohen të fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit.
  2. Subvencionim të fasadave/ashensorëve për efikasitet më të madh energjetik dhe zvogëlim të konsumit të energjisë elektrike.
  3. Eko-punëtori nëpër shkolla në lidhje me ndryshimet klimatike, ekoaktivizmin dhe mbeturinat.
  4. Më shumë ekoaksione në bashkëpunim me shkollat dhe kopshtet.
  5. Fushata me mesazhe për ekologji dhe mjedis jetësor më të pastër.
  6. Shtylla për mbrojtjen e sipërfaqeve me gjelbërim tek AVNOJ 20 para kafenesë T’gaza jug.
  7. Në rr. VlladimirKomarov nga udhëkryqi me Sh.F. Vëllezërit Milladinov deri në bulevardin JaneSandanski nga ana e djathtë të vendosen shtylla mbrojtëse për sigurinë e këmbësorëve/fëmijëve të kësaj shkolle, si dhe tek rruga te Tineksi i ri, pranë shkollës.
  8. Rregullim i parkut mes rrugëve PandillShishkov dhe M. Sh. Sharllo pas kullave ushtarake – zëvendësimi i drunjve të tharë dhe vendosje e më shumë koshave për mbeturina.
  9. Sanimi dhe mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve në rrugën SimeonKavrakirov për një siguri më të madhe në komunikacion.
  10. Kosha të rinj për mbeturina para dhe përreth QT Biser dhe në rrugën TosheProeski.
  11. Gjelbërim – park të ri në rrugën FranjoKlluz menjëherë pas Sh.F. BllazheKoneski që për momentin është vendparkim i paasfaltuar.

Në Komunën Çair ka 12 kërkesa rinore për komunë të gjelbër, përfshirë këtu shtigje për biçikleta dhe lagjen Fushë Topanë, kopshte urbane në shkolla dhe mbjellje të drunjve me emra të fëmijëve nga lagje të ndryshme.

KËRKESA RINORE PËR ÇAIRIN – KOMUNË E GJELBËR

  1. Mbjellje e drunjve me emra të fëmijëve nga lagje të ndryshme.
  2. Zona të sigurta për fëmijë në rrugën MetodijaMitevski.
  3. Shtigje për biçikleta në lagjen Fushë Topanë.
  4. Parqe për fëmijët të ndërtuara nga materiale të ricikluara/ripërdorura.
  5. Vendparkime për biçikleta para objekteve publike (shkolla, kopshte, komunë), por edhe në hapësirat publike.
  6. Rikonstruim i parkut të Çairit (tek Vero).
  7. Biblioteka nën drunjtë në oborret e shkollave.
  8. Eventet komunale të jenë ekologjike –bileta për hyrje të paguhet me shishe plastike, bateri, mbeturina elektronike.
  9. Subvencione për efikasitet energjetik dhe panele solare.
  10. Kopshte urbane nëpër shkolla.
  11. Komuna të ndajë subvencione për biçikleta/trotinete elektronike.
  12. Ekotakime të kryetarit të komunës me të rinjtë.

Në KisellaVoda, të rinjtë e kësaj komune kanë nëntë kërkesa që do realizohen vitin që vjen. Në mesin e tyre është ndërtimi i një impianti kompostimi komunal për mbeturinat organike të gjetheve dhe një park në Përzhinë.

KËRKESA RINORE PËR KISELLA VODËN – KOMUNË E GJELBËR

  1. Park i vogël rreth të ashtuquajturës “Kullë e zezë” – ndërtesa e parë e ndërtuar pas tërmetit në Shkup.
  2. Impiant komunal për kompostimin e mbeturinave organike nga gjethet.
  3. Park në Përzhinë.
  4. Zgjerim i infrastrukturës për biçikleta në Cërniçe dhe në Përzhinë.
  5. Park për kafshët shtëpiake, shtigje për këmbësorë dhe për biçikleta në rrugën Eseninova.
  6. Gjetja e një zgjidhjeje për trafikun në rrugën HristoTatarçev me qëllim zvogëlimin e shpejtësisë së automjeteve dhe për një siguri më të mirë në komunikacion.
  7. Kolektorë grumbullues për ujin e shiut në shkollat fillore dhe kopshtet e fëmijëve, me të cilin do ujitet gjelbërimi në oborret e tyre.
  8. Kontejnerë për ujin e shiut në parqet ku nuk ka hidroforë dhe ujitjen e gjelbërimit.
  9. Caktimi i një dite/jave tradicionale të gjelbër vjetore (kur do përdoren biçikleta).

Të rinjtë në Kumanovë parashtruan dhjetë kërkesa në Komunë, ndërsa në mesin e tyre kishte edhe kërkesa për subvencione për riparimin e biçikletave dhe për aksion për fidan për çdo amvisëri në qytet.

KËRKESA RINORE PËR KUMANOVËN – KOMUNË E GJELBËR

  1. Në vendin e bashkësisë lokale BllagojStefkovskiGojço, rr. OktomvriskaRevollucija, mes bllokut të pallateve K5 dhe K4, në Kumanovë, të mirëmbahet më mirë parku dhe të vendosen pajisje urbane të qëndrueshme.
  2. Të vendosen vendparkime për biçikleta dhe trotinete në shkolla dhe hapësira publike.
  3. Aksion – fidan për çdo amvisëri.
  4. Subvencione për riparimin e biçikletave.
  5. Mbjellja e drunjve në hapësirat e zbrazëta pranë Ambulantës në lagjen PeroÇiço.
  6. Panele solare në hapësirat publike, përfshirë këtu edhe zyrën rinore.
  7. Fushatë me eko-punëtori në hapësirat publike, përdorim i përbashkët i materialeve dhe krijimi i objekteve të reja.
  8. Aksion i përbashkët për caktimin e vendeve për mbjelljen e dunjve.
  9. Vendparkim i detyrueshëm para çdo ndërtimi të ri.
  10. Vendosja e aparateve për selektimin e shisheve dhe kanaçeve, të cilat në këmbim do japin ushqim për qentë e rrugës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button