UNSHM dhe SPA me mbështetje për kërkesat e studentëve

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNSHM) shprehu mbështetjen publike për parlamentet studentore dhe i uroi ata për fitoren e djeshme, sipas tyre, duke apeluar që të mendohet për gjetjen e një zgjidhjeje sistematike për vaktin e subvencionuar të studentëve të ngjashëm me modelin e përdorur në vendet evropiane. Nga aty thonë se përveç atij financiar, një rol të rëndësishëm duhet të luajnë edhe dimensionet e ushqimit dhe ato ekonomike, transmeton Portalb.mk nga Meta.mk.

“Ngjarjet e fundit tregojnë rëndësinë e përfshirjes së palëve të interesuara në proceset vendimmarrëse dmth edhe kur po punohet drafti i parë. Institucionet shtetërore duhet të mendojnë në mënyrë strategjike dhe të mos presin që të krijohet një revolucion që do të korrigjojë gabimet e tyre”, thuhet në deklaratën e UNSHM-së.

Sindikata e Pavarur e Akademikëve (SPA) e mirëpriti edhe masën e propozuar, e cila parasheh mbështetje financiare mujore prej 3.000 denarë për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, të cilën e sqaroi kryetari i Komisionit parlamentar për financa dhe buxhet, Bojan Stojanoski.

“Kjo masë prioritare është një hap i madh në rritjen e standardit të shkollës së mesme dhe do të ndihmojë nxënësir e shkollave të mesme. UNSHM-ja u bën thirrje të gjithë deputetëve që ta mbështesin masën sa më shpejt, kështu që do të na mbështesin”, thonë gjimnazistët.

Mbështetja për studentët për të ruajtur dhe përmirësuar standardin studentor erdhi edhe nga Sindikata e Pavarur e Akademikëve. SPA thotë se masa e subvencionimit të vakteve nënkupton përmirësim të disponueshmërisë së ushqimit për të gjithë studentët.

“Heqja eventuale e tij cenon standardin studentor dhe do të rrisë ndjeshëm koston e studimit, veçanërisht për studentët që vijnë nga familje që kanë të ardhura afër minimales. Duke qenë se inflacioni në vend ka ngrënë fuqinë blerëse edhe ashtu të ulët të qytetarëve, ulja e vaktit të subvencionuar të studentëve nuk është dhe nuk mund të jetë masë për ruajtjen e standardit studentor”, thonë nga SPA.

SPA u bën apel autoriteteve që kur hartojnë masat e kursimit të kuptojnë nevojat e studentëve dhe të sigurojnë kushte normale për të jetuar në konviktet studentore, por edhe të vazhdojnë aktivitetet e rinovimit aty ku është e nevojshme.

Ndryshe, dje takimi mes studentëve dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore përfundoi me marrëveshje për vaktin e subvencionuar të studentëve. Sipas marrëveshjes, vakti do të paguhet për fillim si vitin e kaluar, përkatësisht deri më 15 mars studentët do t’i marrin mjetet në baza mujore, ndërsa shuma e vaktit mbetet 120 denarë në ditë. Megjithatë, deri më 15 dhjetor, studentët do të marrin fondet që u takonin për muajt tetor dhe nëntor. Ky takim dhe kjo marrëveshje erdhi pas protestës së studentëve para kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button