RMV, pas mesnate ulen çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se pas mesnate do të ketë ndryshime të uljes së çmimeve të derivateve, çmimi i dizelit do të ulet për 2.4 denarë, i benzinës për 0.5 denarë, i vajit për amvisëri për 2 denarë dhe i mazutit për 0.8 denarë, transmeton Portalb.mk.

Pas mesnate çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95 93,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98-  96,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V)- 96,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1)- 91,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU- 49,189 (denarë/kilogram)

Tregtarët me shumicë dhe pakicë mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button