Personeli në Klinikën e Onkologjisë denoncon se nuk u paguhen kujdestaritë për orët e ndërrimit të natës

Në Klinikën e Onkologjisë, motrat medicinale dhe personeli sanitar shprehin revoltën e tyre se nuk u paguhen kujdestaritë për orët e ndërrimit të natës. Dyshimet për manipulimin e buxhetit të klinikës dalin në dritë, kur të punësuarit nuk marrin as për punët shtesë që bëjnë me turne, raporton Alsat.

Njëra nga infermieret e Klinikës, Maja Jakimova, thotë se përfaqëson të gjithë kolektivin që janë të prekur nga ky keqpërdorim, duke akuzuar drejtorin organizativ Nehat Nuhi, se ka mbajtur paratë e tyre. Maja rrëfen se nga mobingu është detyruar të merr pushim mjekësor, andaj ka paditur edhe Klinikën.

“Në muajin gusht, sindikata na dha dokument që më kërkesë të tyre Fondi shëndetësor ka lëshuar mjete në të gjitha klinikat dhe të gjithë i kanë paguar, por te klinika jonë as s’kemi përgjigje e as pagesa. Ja lista e pagesës sime të fundit kam 176 orë pune edhe pse në klinikë me shkurtim të orareve mbahen nën 150 orë pune në muaj. Kjo diferencë nuk më është paguar, vetëm ndërrimi natës 77 orë punë për 9 kujdestari që më janë paguar vetëm nga 8 orë, ndërsa në praktikë ato ishin 18-24 orë punë”, tha Maja Jakimova, Infermiere në Onkologji.

Në dokumentet që Jakimova ka grumbulluar për në gjykatë, tregon evidencën për 10 muajt e fundit që janë paguar vetëm për 8 orë, kurse kanë punuar së paku 18 deri në 24 orë kujdestari. Ajo dëshmon se deri më tani në Klinikën e Onkologjisë janë trajtuar pacientët të afërt me drejtorët, që nuk kishin fare evidencë në klinikë dhe natyrisht nuk paguanin, kurse ata të panjohurit, paguanin para të mëdha “cash”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button