6 të vdekur dhe 53 të lënduar në sheshin Taksim të Stambollit, Erdogan: Një grua ka pasur rol në shpërthimin (VIDEO)

6 persona kanë humbur jetën dhe 53 të tjerë janë lënduar, nga një shpërthim që ka ndodhur në rrugën e njohur Istiklal pranë sheshit Taksim në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

“Përpjekjet për ta nënshtruar Türkiyen dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre as sot, e as nesër, ashtu siç nuk e arritën dje. Të jetë i sigurt kombi ynë se autorët e incidentit në rrugën Istiklal do të dënohen ashtu siç e meritojnë. Ndonëse mund të jetë e gabuar të quhet terrorizëm në terma absolutë, të dhënat e para sinjalizojnë se mund të bëhet fjalë për terrorizëm. Vëzhgimet fillestare tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthimin në rrugën Istiklal të Istanbulit”, tha presidenti Erdogan.

Pas shpërthimit që ndodhi në orën 16:20 sipas kohës lokale, në rajon u dërguan shumë zjarrfikës, policë dhe ekipe mjekësore.

Shpërthimi ka shkaktuar zhurmë të madhe, kurse ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë marrë masa sigurie në rrugë.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, në një njoftim në median sociale, tha se të dhënat e para flasin për 4 të vdekur dhe 38 të lënduar, duke shtuar se të lënduarit janë duke u trajtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button