Në Maqedoninë e Veriut filluan të kthehen turistët, këta janë shtetet që kanë sjellë më së shumti turistë

Në shtator të këtij viti është regjistruar rritje e numrit të turistëve të huaj dhe vendor në krahasim me vitin e kaluar, ashtu që vetëm këtë muaj janë regjistruar 103 787 turistë, 67.1 prej të cilëve ishin të huaj, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – shtator 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 37.0 %, dhe atë: numri i turistëve vendor është rritur për 4.3 %, dhe numri i turistëve të huaj është rritur për 88.2 %”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Për 51.3 % është rritur numri i turistëve në shtator të këtij viti, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Rritje më e theksuar është regjistruar te turistët e huaj për 89.9 %.

Më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shtator erdhën prej Turqisë (11 187), Serbisë (7 619), Polonisë (4 647), Gjermanisë (4 314), Holandës (3 056), etj.

Në periudhën janar – shtator 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i netëve të kaluara është rritur për 21.3 %, dhe atë: te turistët vendor është rritur për 2.4 %, dhe te turistët e huaj është rritur për 76.2 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button