Qeveria e Maqedonisë së Veriut e kufizoi çmimin e peletave, por alarmohet që nga 1 dhjetori në treg nuk do të ketë peleta

Qeveria solli vendim për ta ngrirë çmimin e peletave në 27.000 denarë për ton, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Ministrisë së Ekonomisë, informoi sot ministri dikasterial Kreshnik Bekteshi, raporton MIA.

“Vendimi për çmimet e paletave dhe druve të zjarrit është sjell sipas analizave dhe propozimeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Pyjeve Kombëtare. Në analizat për muajin tetor çmimi mesatar i importit për një ton paleta është 22.940 denarë, ndërsa çmimin që kemi ngrirë është 27.000 mijë denarë për ton”, tha Bekteshi në takimin e sotëm me gazetarë.

Çmimi i shitjes për kilogram paletë në vend është rreth 55 denarë, ndërsa me ngrirjen do të jetë 27 denarë për kilogram.

“Nëse mbetet në fuqi masa e tanishme, nga 1 dhjetori nuk do të ketë sasi të reja të peletave në treg dhe ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të gjejmë zgjidhje të përbashkët që të ketë peleta”, theksoi kryetari i Shoqatës Nacionale të Prodhuesve dhe Distributorëve të Produkteve nga Biomasa “Biomak Energji”, Vladimir Stojanovski.

Ai theksoi se në kushte kur Qeveria e subvencionon ngrohjen e qytetit me 18 milionë euro, ata kanë kërkuar subvencione nga shteti për qytetarët të cilët ngrohen me peleta dhe dru për ngrohje, por deri më tani nuk kanë marrë përgjigje.

Lidhur me deklaratën e sotme të ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili thotë se çmimi i importit në tetor do të ishte 23 mijë për ton dhe për këtë arsye çmimi është i kufizuar në 27 mijë për ton ose 27 denarë për kilogram, me çka janë llogaritur përfitimet dhe shpenzimet e tjera, Stojanovski u përgjigj se ato çmime janë nga mesatarja që përfshin çmimet nga maji dhe qershori dhe se është pasqyrë e rreme. Sipas tij, tash e tutje çmimet e importit të peletave në vend do të jenë më të larta se çmimet e shitjes. 

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike.

Me këtë, gjendja e krizës në energjetikë u vazhdua edhe për gjashtë muaj, gjegjësisht deri në prill të vitit të ardhshëm.

Më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button