Padi për tre persona të punësuar në NQP në lidhje me vjedhjen e 28 milionë denarëve

Drejtoria për Polici Financiare ka paraqitur kallëzim penal ndaj tre të punësuarve në Ndërmarrjen për Qarkullim Publik “Shkupi” në lidhje me vjedhjen e 28 milionë denarëve gjatë keqpërdorimit të pozitës zyrtare, transmeton Portalb.mk.

Raportohet që në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2021 në kundërshtim me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit është dëmtuar buxheti i Ndërmarrjes për 28 065 476 denarë, duke kryer regjistrimin pa dokumentet mbështetëse.

Padia ndaj këtyre tre personave erdhi pas periudhës së grevës së punëtorëve nga NQP “Shkup”, të cilët në fund të muajit të kaluar nuk vozitën asnjë ditë për shkak të pagave të papaguara.

Ndryshe, rregullshmëria, higjiena dhe standardet ekologjike, u theksuan si arsye kryesore pse Qyteti i Shkupit e prishi marrëveshjen mes Ndërmarrjen për Qarkullim Publik – NQP Shkup dhe kompanisë “MakEkspres” më 8 nëntor.

Në maj të vitit 2022, Portalb.mk alarmoi se për shkak të mospagesës së mjeteve financiare nga Qyteti i Shkupit, shoferët e linjës 19-të dhe 20 pa paralajmëruar kanë ndërprerë qarkullimin e linjës. Me këtë u krijua kaos pasi që tërë Komuna e Shuto Orizares mbeti pa transport publik dhe një pjesë e Komunës së Çairit.

Portalb.mk, bëri vëzhgim të orarit të autobusit 19 gjatë javës së parë të muajit maj 2022. Sipas kontrollit orari i linjës 19 fare nuk është respektuar. Sipas orarit të publikuar në ueb-faqen e NTP-së prej orës 8 deri në orën 9-të, do të duhej të qarkullonin 8 autobusë, por në fakt kalojnë vetëm 3, apo në gjysmë orë, në 8, 8.30 dhe 9, të cilët ndonjëherë dinë edhe fare mos të vijnë.

Pas shkrimeve të Portalb.mk, përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit u takuan me përfaqësuesit e kompanisë private “MAKEKSPRES” dhe deklaruan që janë marrë vesh që Qyteti t’ua paguajë 60% të borxhit dhe me këtë do të normalizohet linja.

Por, pavarësisht kësaj, linja 19, ka vazhduar të jetë e parregullt. Qytetarët vazhdimisht ankohen se qarkullimi jo i rregullt i kësaj linje atyre u shkakton probleme në përditshmërinë e tyre, gjegjësisht shkuar-ardhje në punë, shkollë apo spital. Arsyetimi nga kompania është “mospasja e mjeteve”, pasi u ka borxh Qyteti i Shkupit.

Prej vitit 2016-të, autobusët privat qarkullojnë në kuadër të NTP-së. Ata paguhen për kilometër të kaluar në qarkullim, varësisht prej lartësisë së çmimit të derivateve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button