Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi: Në shkurt do të hapet Urgjenca në Tetovë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali i pyetur për jofunksionalizimin e ndërtesës së shërbimit të Urgjencës në Spitalin e Tetovës paralajmëroi se e njëjta pritet të hapet muajin shkurt të vitit të ardhshëm, domethënë edhe tre muaj. Ndërkaq për kushtet në Spitalin e Tetovës tha se kanë bërë disa investime por duke mos qenë konkret për sa u përket problemeve, transmeton Portalb.mk.

Ministri i pyetur për vështirësitë dhe sfidat në lidhje me shërbimet shëndetësore si pasojë e mungesës së urgjencës tha se së fundmi është nënshkruar marrëveshja me Bankën Botërore dhe se në muajin shkurt do të jetë në funksion.

“Në koordinim të vazhdueshëm jam me drejtorin e spitalit të Tetovës dhe urgjenca është me të vërtetë urgjente për këtë regjion. Këtë ndërtesë e kam vizituar së paku dhjetë herë deri më tani, të gjitha parapërgatitjet tona për funksionalizimin e kësaj ndërtese shkojnë në drejtimin e furnizimit të saj me pajisje e cila do të jetë më modernia në vendin tonë. Këtë investim dhe përkrahje e bëjmë në bashkëpunim me Bankën Botërore, marrëveshja është nënshkruar para dy javësh dhe realizimin e saj e presim deri në fund të këtij viti, furnizimi me pajisje do të bëhet deri me 31 dhjetor kurse instalimi i këtyre pajisjeve do të jetë brenda muajit janar”, tha Sali.

Sipas dianmikës që po zhvillohen punët, ai tha se  beson që në muajin shkurt do të bëhet promovimi i Urgjencës pasi siç tha kanë kaluar 12 vite dhe kjo ndërtesë ka mbetur vetëm një ndërtesë e rëndomtë por jo edhe funksionalizimi i saj si spital i urgjencës.

“Shpresoj që nga muaji shkurt do të mund ta funksionalizojmë këtë ndërtesë në tërësi. Pajisja më moderne në vendin tonë vjen në Spitalin e Tetovës”, tha Sali.

Ndër të tjera i pyetur për kushtet në Spitalin e Tetovës, tha se kanë bërë disa investime, por duke mos folur konkretisht për problemet dhe se prioritet ka urgjenca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button