Federata mori vendim për ndeshjen e ndërprerë ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës

Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës në kuadër të fazës çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut u ndërpre në dhjetë minutat e para, për shkak se tifozët janë future në stadium, transmeton Portalb.mk.

“Zyrtare, FFM regjistron me rezultat zyrtar 0:3 ndeshjen e Kupës, Shkupi-Shkëndija”, njoftojnë nga ekipi i Shkëndijës, në lidhje me vendimin e fundit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM).

Federata ka sqaruar që Shkupi nuk do të mundet lojërat e ardhshme në kuadër të Ligës dhe Kupës t’i zhvillojë në fushën e vet, por duhet të gjejë një fushë më së paku 100 kilometra larg nga stadiumi i tij.

Përveç Shkëndijës, në gjysmëfinale do të kualifikohet edhe Struga Trim&Lum e cila e fitoi sot ekipin e Bregallnicës. Makedonija Gj.P. do të jetë në gjysmëfinale pasi e fitoi Akademija Pandevin, ndërsa Sileksi përmes penaltive arriti të fitojë kundër Vardarit në çerekfinale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button