RMV, në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Nga sonte në mesnatë çmimi i benzinave do të rritet për një denarë e gjysmë deri në dy denarë për litër, ndërsa dizeli do të lirohet për gjysmë denarë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.

Sipas vendimit të KRRE-së, çmimi me pakicë i Eurosuper 95 rritet për 1,5 denarë për litër dhe do të arrijë në 94 denarë, ndërsa Eurosuper 98 rritet për dy denarë për litër dhe do të shitet për 96,5 denarë.

Çmimi me pakicë i Eurodieselit (D-E V) zvogëlohet për gjysmë denarë dhe do të arrijë në 98,5 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon dhe mbetet 93 denarë për litër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button