Filloi konferenca ndërkombëtare për ndryshimet klimatike COP27

Sot (6 nëntor) filloi Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike e vitit 2022, e njohur ndryshe si COP27. Konferenca këtë vit mbahet në Sharm El Sheikh- Egjipt, dhe do të zgjas deri me 18 nëntor, transmeton Portalb.mk.

Në sesionin e hapjes së samitit kreu i COP27, Alok Sharma i dorëzoi presidencën e radhës ministrit të Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry.

Në një fjalim të mbajtur këtu, Sharma bëri të ditur se “të mos bësh asgjë” për çështjen e mjedisit e paralizon situatën dhe se në samit duhet të ndërmerren hapa konkrete për çështjen e ndryshimit klimatik.

Ministri egjiptian, Shoukry vuri në dukje se bota nuk e ka luksin të vazhdojë metodën e polarizimit të përpjekjeve për të luftuar ndryshimet klimatike dhe se situata aktuale kërkon veprim urgjent ndërkombëtar.

Në konferencë pritet të marrin pjesë më shumë se 90 krerë shtetesh dhe përfaqësues të 190 vendeve, edhe atë; presidenti i Shteteve të Bashkuara- Joe Biden dhe i dërguari i klimës- John Kerry, presidenti francez- Emmanuel Macron, kancelari gjerman- Olaf Scholz, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar -Rishi Sunak, komisionerja evropiane- Ursula von der Leyen, kryeministri indian- Narendra Modi, kryeministrja italiane- Giorgia Meloni, presidenti turk- Rexhep Tajip Erdogan gjithashtu pritet të merr pjesë, dhe  të tjerë.

Një javë përpara samitit, UNEP publikoi një raport që përshkruante se si nuk kishte “një rrugë të besueshme” për kufizimin e rritjes së temperaturës globale në 1.5 °C dhe se përpjekjet zbutëse që nga COP26 kishin qenë “mjerisht të pamjaftueshme”.

Konferenca mbahet çdo vit që nga marrëveshja e parë e OKB-së për klimën në 1992. Ajo përdoret nga qeveritë për të rënë dakord mbi politikat për të kufizuar rritjen e temperaturës globale dhe për t’iu përshtatur ndikimeve që lidhen me ndryshimet klimatike.

Vitin e kaluar konferenca COP26 u mbajt në Skoci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button