Në Tetovë është lënduar rëndë një vajzë-këmbësore 10-vjeçare, pasi e ka goditur një automobil

Një vajzë këmbësore dhjetëvjeçare është lënduar rëndë sonte rreth orës 19 në Tetovë, pasi atë e ka goditur një automobil i drejtuar nga një grua 27-vjeçare. Vajza e lënduar me automjet të ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin e Tetovës, njofton Portalb.

“Rreth orës 18:50, në udhëkryqin e rrugëve ‘Ilindeni’ dhe ‘Vidoja SMilevski-Bato’ në Tetovë, një automobil ‘Fiat punto’ me targa serbe i drejtuar nga shtetasja serbe 27-vjeçare M.N. me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, ka goditur minorenten (këmbësore) nga Tetova. Në aksident, vajza ka marrë lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës”, informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në vendin e aksidentit ekspertizë ka kryer ekip nga SPB Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button