Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Filipine, humbin jetën 155 persona

Të paktën 155 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Filipine, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra Kombëtare e Emergjencave dhe Reduktimit të Rrezikut tha se shumica e vdekjeve kanë ndodhur në Rajonin Autonom të Bangsamoro-s (BARMM).

Ata konfirmuan se 155 persona humbën jetën, 129 u plagosën dhe 34 persona janë ende të zhdukur në fatkeqësitë që kanë vazhduar që nga java e kaluar.

Është raportuar se 111.910 njerëz janë vendosur në qendrat e evakuimit ndërsa 904.528 njerëz u strehuan në rajone të tjera pas stuhisë tropikale Nalgae, e cila preku rreth 4 milionë njerëz.

Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr. shpalli gjendje fatkeqësie gjashtëmujore që përshpejtoi fluksin e ndihmës emergjente dhe mundësoi koordinimin midis qeverive lokale dhe qendrore në rajonet Calabarzon, Bicol, Western Visayas dhe Bangsamoro.

Më tej thuhet se përveç 151.162 shtëpive dhe 367 urave dhe rrugëve në mbarë vendin, janë dëmtuar rreth 70 mijë hektarë tokë bujqësore.

Në Filipine, ku ndodhin mesatarisht 20 stuhi dhe tajfune çdo vit, më shumë se 6.000 persona kanë humbur jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button