RMV, janë sanksionuar 163 shofer për vozitje të shpejtë në gjithë territorin e shtetit

Pas kontrollit të përforcuar për sanksionim të automjeteve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara në territorin e gjithë shtetit, janë sanksionuar 163 shoferë, njofton Portalb.

Siç kumtojnë nga MPB-ja, prej tyre 15 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më se e lejuara, ndërsa një automjet ka lëvizur me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se e lejuara. Madje, 71 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 92 jashtë vendbanimit.

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në trafik me qëllim të kontributit drejt sigurisë në komunikacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button