Mickoski do të marrë pjesë në takimin e liderëve të thirrur për të hënën

VMRO-DPMNE është parti e përgjegjshme dhe shtetformuese dhe publikoj se do të marrë pjesë në takimin e liderëve të paralajmëruar për të hënën, sepse kemi qëndrime dhe jemi të gatshëm që t’i mbrojmë gjithkund në botë, deklaroi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski lidhur me takimin e liderëve të partive politike parlamentare të thirrur për të hënën në Kuvend nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, njofton Portalb.

“Do të vijë në takimin e liderëve, do të them qartë dhe zëshëm, jo përmes kumtesave ose brifingjeve përmes të cilave qeveria e paralajmëron këtë takim, se arsyeja më reale për të cilën një takim të liderëve do të kishte peshë janë bisedë për problemet reale të popullit i cili është i uritur, ndërsa nga e cila dalje, e dimë edhe ne edhe i gjithë opinioni, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ndërsa, sa i përket ndryshimeve kushtetuese, kjo çështje është temë e mbyllur për shkak se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë nën këto rrethana dhe pa garanci për ardhmërinë tonë evropiane të mbrojtur nga kushtëzimet nga Bullgaria”, theksoi Mickoski në fjalimin në ngjarjen partiake të titulluar “Panair i ndryshimeve që sjellin ardhmëri!” me rastin një vit llogaridhënie për të punuarën e kryetarëve të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Sipas Mickoskit, autoritetet kanë pritur që ai të refuzojë të marrë pjesë në takim, në të cilin sipas paralajmërimeve do të bisedohej për integrimet evropiane, pas çka menjëherë do të pasonin sulme se VMRO-DPMNE është parti antievropiane.

Ndryshe, Parlamenti do të duhet të mbledhë shumicën e kërkuar prej dy të tretash për të miratuar ndryshimet kushtetuse të kërkuara nga Bullgaria. Kjo nuk dihet se si do të ndodhë, pasi pushteti nuk ka numra, ndaj kjo është edhe arsyeja e ftesës së kryeministrit për takim liderësh.

Nga ana tjetër, nëse hapen këto ndryshime kushtetuese, partitë shqiptare duan që edhe 20% në Kushtetutë të zëvendësohet me “shqiptarë”, duke e paralajmëruar edhe si kushtëzim për mbështetjen e ndryshimeve kushteutese. ASH paralajmëroi se gjatë javëve të ardhshme do të prezantojë pakon e kushteve për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button