Prej sot deri më 25 shkurt në Shkup do të jetë e hapur ekspozita e Driton Selmanit

 Ekspozita e Driton Selmani nga Kosova do të jetë e hapur në Muzeun e Artit Bashkëkohor – Shkup prej sot deri më 25 shkurt të vitit të ardhshëm, transmeton Portalb.mk.

“Selmani është një nga tre autorët e shpërblyer për “Autori dhe vepra më e suksesshme” në Bienalen e 13-të Ndërkombëtare të Artistëve të Rinj të vitit të kaluar, dhe çmimi nënkupton realizimin e një projekti të pavarur në MAB – Shkup”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës.

“Të lehurit në re nuk i dëmton qentë” është titulli i ekspozitës, ku kuratorë të saj do të jenë Vladimir Iançevski, Iva Dimovski dhe Bllagoja Varoshanec

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button