Gmail do të gjurmojë dërgesat postare

Së shpejti mund të mos u duhet të kaloni nga klienti email në shfletues për të kuptuar se kur produkti që keni bleri do të vijë, shkruan PcWorld.al.

Google ka përditësuar aplikacionin Gmail me gjurmimin e paketave postare. Nëse një email me një numër porosie dhe gjurmimi ka mbërritur në postën tuaj elektronike, do të shikoni statusin e dërgesës në krye të mesazhit.

Kështu përdoruesit nuk kanë nevojë të përdorin një aplikacion të dedikuar apo të vizitojnë një uebsajt për të gjurmuar porosinë.

Funksionaliteti fillimisht do të ofrohet në SHBA dhe vjen në periudhë festash fundviti ku njerëzit blejnë masë për të përfituar zbritje çmimesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button