Japonia i dhuroi automjet në vlerë prej 60,640 euro Komunës së Ohrit

Sot, ambasadori i Japonisë Hironori Sawada nënshkroi marrëveshje në kuadër të “Grant programit për projekte të vogla për siguri njerëzore” (GGP) me qëllim të përmirësimit të nevojave themelore njerëzore në Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja e grantit është nënshkruar me Komunën e Ohrit dhe ka për qëllim blerjen e një automjeti komunal në vlerë të përgjithshme prej 60,640 euro, i cili do të sigurojë mjedis më të sigurt për jetesë.  

Ceremoninë për nënshkrimin e projektit e hapi kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Petsakov, së bashku me ambasadorin e Japonisë Hironori Sawada.

 “Dhurimi i një automjeti komunal ka për qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit në qendrën më të madhe turistike në vend”, theksoi, Petsakov.

Në fjalimin, ambasadori Sawada theksoi se: “Me automjetin e ri të shërbimeve komunale, defektet në rrjetin e kanalizimit do të riparohen me efikasitet dhe në kohë”. Me këtë ndotja e liqenit të Ohrit do të ulet për 40%.”

“Nëpërmjet projekteve të Programit për Grante të Vogla (GGP), Japonia ka financuar rinovimin dhe blerjen e pajisjeve për më shumë se 73 shkolla dhe kopshte, 64 objekte shëndetësore dhe ka ofruar 34 automjete të specializuara për menaxhimin e mbeturinave dhe shërbimeve komunale për 51 komuna.   Japonia mbështet Maqedoninë e Veriut në sektorë të ndryshëm në vazhdimësi, si zhvillimi infrastrukturor, përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, arsimi, mjedisi, kultura, ndihma gjatë fatkeqësive natyrore dhe krizave të refugjatëve, si dhe ndihma emergjente në vlerë prej më shumë se 423 milionë euro, si dhe të tjera ndihma jofinanciare”, thuhet në kumtesën e Ambasadës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button