Liderët e Ballkanit Perëndimor në Berlin nënshkruan marrëveshje për njohjen e diplomave dhe letërnjoftimeve

Në kuadër të Samitit për Procesin e Berlinit, i cili po mbahet sot në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë, nga ana e  kryeministri dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar tre marrëveshje rajonale për mobilitet. Marrëveshjet i referohen njohjes reciproke të kualifikimeve të arsimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor, njohjes reciproke të kualifikimeve të arsimit të lartë për doktorët e mjekësisë, mjekësinë stomatologjike dhe arkitektët, si dhe lëvizja lirshëm me kartë identiteti në Ballkanin Perëndimorë, njofton Portalb.mk.

Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare duhet të forcojë bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës në fushën e proceseve reformuese, tregjeve të përbashkëta, njohjes reciproke të kualifikimeve profesionale, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, dhe ai duhet të kontribuojë për rritjen dhe zhvillimin e përshpejtuar ekonomik rajonal.

Këto janë qëllimet bazë dhe fokusi i procesit të Berlinit, i cili po realizohet me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Dimitar Kovaçevski, sot në seancën për Bashkëpunim Rajonal dhe Tregjet e Përbashkëta Rajonale në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Berlin të Gjermanisë, tha se Samiti i Procesit të Berlinit është historik, sepse vjen në një kohë krize të zgjatur dhe prej të njëjtit pritet të dalin hapa konkret që do të përforcojnë bashkëpunimin rajonal në të gjitha sferat, duke e rritur edhe më shumë rëndësinë e tij. Këtë e theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Samiti i Berlinit 2022, Ursula don der Leyen
Samiti i Berlinit 2022, Ursula don der Leyen

Në diskutim, të gjithë të pranishmit shprehën mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, me një qëndrim të qartë se BE-ja nuk do të jetë e plotë dhe e suksesshme derisa qytetarët e Ballkanit Perëndimor të marrin pasaportat me flamurin e BE-së. Në të njëjtën kohë, të pranishmit në prezantimet e tyre theksuan se procesi i Berlinit nuk është zëvendësues i anëtarësimit në BE, por është një proces që do të sigurojë integrim më të shpejtë të vendeve të rajonit.

Në seancën e parë, kryeministri Kovaçevski theksoi se sot është duke u përmbushur një pjesë kyçe e detyrimeve në kuadër të tregut të përbashkët rajonal, të miratuara në Samitin e Sofjes dy vjet më parë, duke theksuar se e gjithë kjo është arritur falë mbështetjen e fuqishme të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, si nikoqir i Samitit të procesit të Berlinit, Komisionit Evropian dhe komunikimit intensiv të ekspertëve dhe administratave nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Vullneti ynë i ndërsjellë politik dhe përkushtimi për bashkëpunim rajonal është rezultat i interesave të pranuara reciprokisht që na inkurajojnë më tej të punojmë në zhvillimin e një tregu të përbashkët rajonal dhe rritjen e atraktivitetit të rajonit për investitorët e huaj”, theksoi Kryeministri Kovaçevski në seancë.

Samiti i Berlinit 2022, Dimitar Kovaçevski
Samiti i Berlinit 2022, Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Kovaçevski tha se vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, kanë punë serioze përpara, sepse ka ardhur koha kur do të duhet të realizohen arritje thelbësore në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve, efikasitetit dhe konkurrencës së ekonomive dhe rajonin në tërësi, gjë që do të çojë në rritje dhe zhvillim të përshpejtuar ekonomik rajonal.

Në seancë, kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut tashmë ka filluar negociatat me Bashkimin Evropian me pozita të mbrojtura identitare, është në proces skriningu përmes të cilit do të realizohet me shpejtësi agjenda reformuese e vendit, por gjithashtu theksoi se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë drejtim duhet të intensifikohen të gjitha iniciativat që do të kontribuojnë në afrimin e rajonit me BE-në.

Kovaçevski, së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor, morën pjesë dhe diskutuan edhe në Sesionin për stabilitetin e energjisë dhe transformimin.

Samiti i Berlinit 2022
Samiti i Berlinit 2022

Në Sesion, të gjithë pjesëmarrësit në diskutim theksuan se siguria energjetike e Ballkanit Perëndimor është po aq e rëndësishme sa edhe siguria energjetike e BE-së. Liderët theksuan se të gjithë po punojnë së bashku për të kapërcyer sfidat e krizës energjetike dhe se BE-ja do të jetë së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor në zgjidhjen e të gjitha problemeve që lidhen me krizën energjetike.

Kovaçevski tha se nevojitet bashkëpunim i fortë dhe i ngushtë i gjithë rajonit për të arritur qëllimet ambicioze për tranzicion energjetik dhe për t’i tejkaluar sfidat që na i imponon kriza ekonomike dhe energjetike. Fokusi duhet të jetë në gjetjen e përbashkët të alternativave për një furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me energji elektrike, por edhe duke synuar burimet e ripërtërishme të energjisë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo krizë shumë shpejt na solli në vëmendje rëndësinë e prodhimit vendor të energjisë, por edhe nevojën për të pasur një plan rezervë në të ardhmen që do të na ndihmojë për të kapërcyer më lehtë situata të ngjashme, por edhe për të mbrojtur mjedisin jetësorë.  Si pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e vizionit për Ballkanin Perëndimor, kryeministri tregoi konceptin e tij për transformimin e energjisë përmes aplikimit të burimeve të ripërtërishme, burimeve efikase, si dhe praktikat dhe standardet konkurruese dhe neutrale ndaj klimës.

Samiti i Berlinit 2022
Samiti i Berlinit 2022

Agjenda e gjelbër e zbatuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut është një shtytës i rëndësishëm për vendin në kontekstin e krizës energjetike në të cilën ndodhemi. Vetëm në muajt e fundit, në Maqedoninë e Veriut filloi të funksionojë termocentrali më i madh fotovoltaik, i cili prodhon energji elektrike nga burimet vendase, nga dielli maqedonas dhe plotëson nevojat e shumë familjeve. Nga njëra anë, procedurat e thjeshtuara për vendosjen e fotovoltaikëve mundësojnë aplikimin më gjithëpërfshirës dhe më të gjerë të tyre, ndërsa qasja serioze e investimeve në fushën e energjisë me fokus të veçantë në burimet e ripwrtwrishme të energjisë, nga ana tjetër, mundëson intensifikimin e transformimin energjetik të vendit, por edhe të rajonit.

Në Samit, Kryeministri Kovaçevski tha se Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që miraton Strategjinë për zhvillimin e sektorit të energjisë bazuar në shtyllat e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së.

“Ne jemi gjithashtu vendi i parë që zbaton një projekt për zëvendësimin e termocentralit të vjetër me qymyr në “Oslomej” të Kërçovës me një termocentral fotovoltaik, si një hap konkret drejt tranzicionit energjetik të Maqedonisë së Veriut, duke treguar një iniciativë të fortë për dekarbonizimin të sektorit tonë të energjisë. Do të përmend edhe projektin tonë më domethënës për tranzicionin energjetik, në fazën e vlerësimit është ndërtimi i hidrocentralit pompues depozitues “Çebren”, Crna Reka, në vlerë prej më shumë se 800 milionë euro”, tha Kovaçevski.

Për realizimin e planeve të planifikuara, tha kryeministri Kovaçevski, nevojitet mbështetje e madhe përmes granteve në dispozicion dhe kredive të favorshme për projekte të reja dhe të punohet në plane efektive për një tranzicion të drejtë me praktikat më të mira në dispozicion.

Samiti i Berlinit 2022

“Transformimi i energjisë në tranzicionin drejt burimeve të pastra të energjisë, si dhe krijimi i një sistemi që do të mundësojë ekonomi rezistente ndaj klimës, është investimi ynë në të ardhmen”, theksoi Kryeministri Kovaçevski

Procesi i Berlinit, Dimitar Kovaçevski - Olaf Scholz
Procesi i Berlinit, Dimitar Kovaçevski – Olaf Scholz

Pjesë e delegacionit qeveritar i kryesuar nga kryeministri Kovaçevski në Berlin janë zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Samiti i Procesit të Berlinit, i cili këtë vit mbahet në Berlin për herë të parë pas 8 vitesh, synon të intensifikojë bashkëpunimin dhe lidhjen rajonale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Fokusi i procesit të Berlinit është përforcimi dhe avancimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor me mbështetjen e Komisionit Evropian. Ky bashkëpunim është në fushën e proceseve reformuese, tregjeve të përbashkëta, njohjes reciproke të kualifikimeve profesionale, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave dhe duhet të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin e përshpejtuar rajonal ekonomik.

Kujtojmë se, samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 5 korrik të vitit 2021, nën udhëheqjen e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe në asistimin e tyre në procesin e integrimit në BE, proces ky i filluar në 2014, nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button