Infermierja që dhunoi të moshuarën në azilin në Pejë: Më sulmoi e para

Infermierja Aurona Pelaj, ka dhunuar të moshuarën në shtëpinë e pleqve në Pejë pas arrestimit menjëherë pas videos së publikuar ka dhënë dhe një deklaratë në polici. Mediat e Kosovës shkruajnë se Pelaj ka thënë se e moshuara e ka sulmuar e para ndërsa ka shtuar se kjo fundit ka qenë me probleme të shëndetit mendor, transmeton Euronews.al.

”Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj.

Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër”, ka deklaruar ajo.

Pelaj ka deklaruar po ashtu se forca që e ka përdorur sipas saj nuk ka qenë e madhe, ndërsa veprimin e saj e ka konsideruar të drejtë, pra si një kundërpërgje ndaj të moshuarës.

”Në shkollë jemi mësuar se personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike duhet të tregohemi dominant ndaj tyre. Unë jam e vetëdijshme se veprimi ka qenë i tepruar dhe nën afekt, por ajo e para më ka sulmuar dhe veprimet e mija kanë qenë paralajmëruese dhe jo me forcë të madhe.

Koleget e mija janë munduar ta vënë nën kontroll atë (të moshuarën). Janë munduar me forcë ta ndërrojnë, ka qenë e fuqishme dhe është dashtë disa veta ta vënë nën kontroll”.

Pelaj sipas mediave është shprehur e penduar thellësisht dhe emocionalisht keq për rastin që ka ndodhur.

Ajo ka deklaruar po ashtu se publikimi i videos është bërë me qëllim nga qendra pasi ajo e ka lënë punën gjatë ditës së djeshme.

Sipas saj, ajo s’ka qenë e përgatitur që të merret me persona që kanë probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ndërsa video e filmuar u përhap menjeherë në mediat sociale.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i autoriteteve të cilët kanë bërë të mundur dhe arrestimin e infermieres, Aurona Pelaj si edhe vajzës që e filmonte.

Të dyja këto të fundit së bashku me dy të tjera janë pezulluar dhe nga puna.

E moshuara e dhunuar është nëna e dëshmorit Taulant Nuraj i cili ka humbur jetën në moshën 17-vjeçare në luftën kundër Serbisë. Në pamjet e publikuara shihet se Pelaj dhunon të moshuarën me shpulla ndërsa në një moment i vendos dhe këmbën në bark.

Veprimi i të resë ndaj të moshuarës ka marrë reagime të shumta në opinionin publik në Shqipëri dhe në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button