Elon Musk paralajmëroi se disa përdorues në Twitter duhet të paguajnë 8 dollarë në muaj

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, njoftoi sot se përdoruesit e Twiterr-it me profile të verifikuara do të duhet të paguajnë një abonim, tetë dollarë në muaj.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Musk shkruan se përdoruesve me llogari të verifikuar që do të paguajnë tetë dollarë në muaj do tu shfaqen më pak reklama në krahasim me përdoruesit e thjeshtë, transmeton Gazeta Dita.

Musk, personi më i pasur në botë, shtoi se përdoruesit me pagesë do të kenë përparësi në përgjigjet dhe kërkimet e tyre, shkruan BBC.

Miliarderi sapo ka blerë Twitterin për 44 miliard dollarë.   CEO i SpaceX dhe Tesla ka plane të mëdha për aplikacionin dhe tashmë ka bërë ndryshime.

Të gjithë anëtarët e mëparshëm të bordit të Twitter nuk kanë më autoritet, sipas një dosjeje të SEC.

Kjo përfshin ish-kryetarin Bret Taylor dhe shefin ekzekutiv të shkarkuar së fundmi, Parag Agrawal. Është e paqartë pse Musk vendosi “të heqë qafe” bordin e Twitter.

Sipas The Verge, Musk, 51 vjeç, ka urdhëruar stafin që ta bëjë tikun blu një përfitim brenda ofertës ekzistuese premium të Twitter, Twitter Blue. Niveli opsional aktualisht kushton 4,99 dollarë, por me sa duket, ai po kërkon që ajo të rritet në 19,99 dollarë. Musk thuhet se ka paralajmëruar stafin se kanë kohë deri më 7 nëntor për të bërë ndryshimin e madh ose do të pushohen nga puna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button