Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 97-të

Studentët e bujqësisë, veterinarisë dhe pylltarisë në Maqedoninë e Veriut do të mund të marrin bursa me vendimin e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 97-të që u zhvillua sot, transmeton Portalb.mk.

Qeveria detyroi institucionet shtetërore që të shfrytëzojnë shërbimet e Shoqatës Aksionare “Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, duke rekomanduar edhe komunat dhe Qyteti i Shkupit të bën një gjë të tillë.

Në këtë seancë u shqyrtua Informacioni për kontrolle elektronike të certifikatave dhe licencave të dhëna me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion. Kjo është një procedurë e re e cila e zëvendëson formën e kaluar përmes kontrolleve të dokumentacioneve në letër.

Portali publik “etransport” do t’i mundësojë qytetarëve që të kenë qasje deri te informatat në lidhje me posedimin e licencave dhe certifikatave të kompanive për kryerjen e transportit të udhëtarëve dhe mallrave.

Ushtarët e Armatës së Maqedonisë së Veriut do të mund të marrin pjesë në misionin dhe operacionin e NATO-s “NATO Mission Iraq -NMI”, misionin “KFOR” në Kosovë, “enhanced Forëard Presence – eFP” në Letoni, misionin e Bashkimit Evropian “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë dhe atë të UNIFIL-it në Liban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button