Në Ukrainë sërish u aktivizuan alarmet për sulme ajrore

Alarmet për sulm ajror janë aktivizuar edhe sot në të gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vetëm rajoni i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi ilegalisht në 2014, ishte i qetë, sipas hartës së alarmeve të sulmeve ajrore të publikuar nga autoritetet në Telegram.

Zyrtarët i bënë thirrje popullatës të strehohen në strehimore.

Rusia ka nisur sulme të përditshme ajrore pas shpërthimit të muajit të kaluar në Urën e Kerçit që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button