Analizë e hulumtimit dhe të dhënave të përfituara për bullizmin në shkolla

Faik Ademi
Faik Ademi

Ky hulumtim fokusohet në mbledhjen e të dhënave për prezencën e bullizmit si fenomen shqetësues në SHMEK” 8 Shtatori” Tetovë. Është kuantitativ, qëllimi dhe rëndësia e këtij punimi qëndron në faktin e rritjes së kësaj dukurie dita ditës dhe nevojës për trajtimin dhe pasqyrimin e kësaj çështje. Në këtë hulumtim janë përfshirë gjithsej 218 nxënës, 94 të gjinisë mashkullore dhe 121 të gjinisë femërore me paralelet e vitit II, III dhe IV në vitin shkollor 2022/23, edhe atë:

– në paralelen II1 janë anketuar 31 nxënës (m17-f 14),

  • II4    – 19 – (10-9),
  • II12   – 20 – (9-12),
  • III1     – 18 – (3 -15),
  • III7    – 17 – (13-4),
  • III8    – 11 – (5-6),
  • IV3    – 15 – (/-15),
  • IV4    –  15 – (7-8),
  • IV6    –  22 – (11-11),
  •  IV8   –  14 – (8-6),
  •  IV9   –  19 – (11-8) dhe
  •  IV12  –  17 – (/-17).

Të dhënat në këtë hulumtim janë mbledhur me anë të pyetësorit ndërsa të dhënat deskriptive janë analizuar me analizën deskriptive. Pyetësori ishte i përbërë prej 16 pyetjeve, ku nxënësit i dhanë këto përgjigje, të cilat do t`i prezantojmë në vazhdim.

  1. Në shkollën tuaj a ushtrohet dhunë?

Nëpër shkolla dhuna është shumë e përhapur, shpeshherë nxënësit bien viktimë e saj por edhe janë dëshmitarë të tij përmes vëzhgimit apo shikimit të ushtrimit të dhunës tek shokët e tyre, pra edhe sikur një nxënës të mos jetë pre e këtij fenomeni, ai mund të jetë dëshmitar.

Prej gjithsej 218 nxënësve të përfshirë në këtë hulumtim 64 nxënës ose 29,35% u shprehën se në shkollë ushtrohet dhuna.

  1. Nëse ushtrohet dhuna, kush janë personat që e ushtrojnë dhunën në shkollë?

Përmes kësaj pyetje kishim për qëllim të identifikojmë se kush janë ata që ushtrojnë dhunë në shkollë. Nga deklaratat e nxënësve  të anketuar mund të konstatojmë se në shkollë më së shumti dhunën ushtrojnë vetë nxënësit, personat të panjohur, disa profesorë/resha, si edhe nxënës më të vegjël se ata.

  1. Cila është forma e dhunës së përdorur?

Dhuna shprehet në disa forma, ku më kryesorët janë  forma fizike dhe ajo psikologjike. Kësaj pyetje 65 ose 29,81% të anketuarve kanë deklaruar se dhuna është përdorur në formë fizike, kurse 99 ose 45,41% dhuna është përdoruar në formë psikologjike.

  1. Nëse është përdorur dhuna fizike, nga të anketuarit kërkuam t`i evidentojnë format e dhunës.

Format e dhunës fizike mund të jenë të llojeve të ndryshme, nxënësit janë përgjigjur se në shkollën tonë ushtrohen më shpesh: përleshjet fizike me shuplaka-grushtime në mes 2 apo grupe nxënësish, ku janë shkaktuar lëndime fizike viktimës.

  1. Nëse është përdorur dhuna psikologjike, nga të anketuarit kërkuam t`i evidentojnë format e dhunës.

Poashtu edhe dhuna psikologjike mund të paraqitet në forma të ndryshme. Të anketuarit raportuan se janë përdorur disa lloje, edhe atë: përdorimi i fjalëve të ndyta, ofendime, provokime, përqeshje,  kërcënime, paragjykime, presione, frikësime e tjerë.

  1. Ju a jeni dhunuar nga shokët e klasës?

Pasi qëllimi i hulumtimit ishte detektimi i ushtrimit të dhunës në shkollë dhe kjo pyetje ishte më e rëndësishmja, si dhe duke e marrë parasysh se jo të gjithë nxënësit do ta tregojnë të vërtetën, megjithatë u evidentua se 26 nxënës ose 11,92% kishin qenë viktimë e bulizmit, qoftë fizik ose psikologjik.

  1. Nëse jeni dhunuar Ju, çfarë forme ka patur?

Nxënësit të cilët kanë qenë viktime e dhunës mbi 87,15% janë përgjigjur se ka qenë forma psikologjike dhe 11,92 forma fizike.

  1. Nëse keni qenë viktimë, kush ishin personat që ushtronin dhunën?

Kësaj pyetje nxënësit deklarojnë se 23,85% janë bashkëmoshatarët e tyre, kurse ka edhe persona më të rritur dhe më të vegjël se ata.

  1. Nëse keni përjetuar dhunë nga shokët e shkollës, cilat janë disa nga pasojat fizike dhe psikologjike?

Përgjigjet e marra nga nxënësit përmes kësaj pyetje janë: njollat nga lëndimet fizike, depresioni, stresi, traumatizimi, tërheqja në vetvete, pasiguria e tjerë.

  1. Ju a keni dhunuar shokët e shkollës?

Nxënësve në këtë pyetje u janë ofruar dy alternativa, ku pjesa më e madhe kanë deklaruar se nuk e ushtrojnë dhunën ndaj bashkëmoshatarëve në shkollë, por ka edhe të atillë të cilët janë përgjigjur se kanë ushtruar dhunën në shkollë.

  1. A keni parë ndonjë rast kur dikush është dhunuar në shkollë, cili ka qenë qëndrimi i Juaj?

Më shumë se 59% të nxënësve janë përgjigjur se kanë parë raste të dhunimit, kurse mbi 34% janë përgjigjur se nuk kanë parë.

  1. Nëse keni parë një nxënës të dhunohet në shkollë, cili ka qenë qëndrimi i Juaj?

Përmes kësaj pyetje kishim për qëllim të shohim qëndrimin e tyre ndaj dhunës së ushtruar ndaj bashkëmoshatarëve të tyre. Janë ofruar tre alternativa, të cilët kanë deklaruar:

  1. kam vëzhguar pa ndërhyrje, janë përgjigjur 16,05% të nxënësve,
  2. kam ndërhyrë, 26,60% dhe
  3. jam larguar pa i kushtuar rëndësi.
  4. Si mendoni cilët nxënës dhunojnë më tepër meshkujt apo femrat?

Në këtë pyetje nxënësit u përgjigjën se djemt ishin më tepër ngacmues sesa vajzat, edhe atë: 150 ose 68,80% të anketuarve kanë deklaruar se në shkollë si dhunues paraqiten të gjinisë mashkullore, ndërsa 48 ose 22,01% të gjinisë femërore.

  1. Si mendoni cilët nxënës në shkollën tuaj dhunohen më tepër?

Poashtu edhe në këtë pyetje nxënësit janë përgjigjur se më shumë dhunohen nxënësit e gjinisë mashkullore (109 ose 50% ), se sa ata të gjinisë femërore(20 ose 32,11%).

  1. A keni folur me dikë kur jeni dhunuar?

Poashtu edhe në këtë pyetje nxënësve u janë ofruar dy alternativa, ku ata deklarojnë se 25 ose 11,46% të nxënësve kanë bashkëbiseduar me dike, ndërsa 94 ose 43,11% nuk kanë folua me askënd.

  1. A mendoni se duhet përdorur dhuna në shkollë?

Në përgjigjet e fituara nga të anketuarit, pjesa dërmuese e nxënësve janë përgjigjur se ushtrimi i dhunës në shkollë nuk duhet të praktikohet nga asnjë person (208 ose 95,41%), si i brendshëm ashtu edhe nga jashtë objektit shkollor.

Përfundimi

Ky hulumtim, Bullizmi si fenomen shqetësues në shkollë, është një hulumtim mbi qëllimin e kuptimit se sa është i pranishëm viktimizimi i nxënësve në shkollë, gjegjësisht në SHMEK”8 Shtatori” Tetovë.

Duhet pranuar se fenomeni bulling është një çështje e rëndësishme së cilës i duhet kushtuar mjaft vëmendje. Është një problem shumë i madh dhe i një rëndësie të madhe pasi ai ndikon negativisht në mënyrën e perceptimit të fëmijëve për veten e tyre, shkatërron vetëvlerësimin, vetëbesimin apo dhe mendimin që ai/oja ka për veten, për të tjerët.

Të dhënat që i kemi në dispozicion nga nxënësit e përfshirë në këtë hulumtim tregojnë se në shkollë nga 64 ose 29,35% të nxënësve theksojnë se në shkollë ushtrohet dhuna, edhe atë më e theksuar është forma psikologjike: e vënies së pseudonimeve, sharjeve, talljes, përqeshjes,  si edhe ajo fizike: përleshjeve në mes  dy e më shumë nxënësve, shkaktimi i lëndimeve fizike e tjerë.

Personat që e ushtrojnë dhunën  në shkollë më së shumti e praktikojnë nxënësit, ku janë prezentë si forma fizike, poashtu edhe ajo psikologjike, e  cila  është më së shumti e praktikuar. Megjithatë përpos nxënësve që shkaktojnë dhunën, nga të dhënat e fituara nga hulumtimi mund të theksojmë se si agresor paraqiten personat e panjohur jashtë shkollës, nxënës më të vegjël se ata si dhe një numër të anketuarve kanë deklarua se ka edhe profesor/resha që e ushtrojnë dhunën ndaj nxënësve në shkollë.

Si element i rëndësishëm në këtë hulumtim doli të jetë gjinia, ku meshkujt priren që të jenë më të prekur nga viktimizimi edhe atë kanë deklaruar 109 nxënës  ose 50%, kryesisht në aspektin fizik, ndërsa nxënësit e prekur të gjinisë femërore janë deklaruar 70 nxënës ose 32,11%.

Shkaktarët e dhunës në shkollë, duke u bazuar në deklaratat e nxënësve, pjesa dërmuese janë bashkëmoshatarët e tyre, por ka edhe individ më të rritur dhe më të vogël se ata.

Rezultatet tregojnë gjithashtu edhe qëndrimin e nxënësve, ku nxënësit janë dhunuar në shkollë 58 nxënës apo 26,60% kanë ndërhyrë, 58 nxënës janë larguar pa i kushtuar rëndësi dhe 35 nxënës ose 16,05 vetëm kanë vëzhguar situatën.

Bullizmi si fenomen shqetësues në shkollë është i përhapur, që na dëshmojnë rezultatet e hulumtimit, prandaj për parandalimin e bulllizmit ekzistojnë programe të shumta ku studiuesit të shumtë janë marrë me ta, të cilat duhet të zbatohen brenda shkollës. Një ndër ta është programi më i njohur për të ndërhyrë rastet e bullizmit i krijuar nga Olveusi në Norvegji dhe Suedi në fillim të viteve 80 të shekullit XX i njohur ndryshe  edhe si Program i parandalimit të Bullizmit i OLVEUSIT. Ky program përfshinë shumë komponente dhe nivele dhe ka si qëllim të ristrukturojë mjedisin ekzistues të shkollës, në mënyrë që të zvogëlojë mundësinë e shfaqjeve të sjelljeve bulliste, ku të rriturit: mësimdhënësit, drejtuesit e shkollës, prindërit e nxënësve kanë një përgjegjësi shumë të madhe  në paraqitjen dhe zbatimin e këtij programi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button