Berisha tregoi skenarin: Si do mundim Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se do të përdoret çdo mënyrë që shqiptarëve t’u ofrohet garanci që të votojnë të lirë.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Berisha u shpreh se beteja ndaj qeverisë së kyeministrit Rama ka filluar dhe do të vijojë. Sipas tij, do bëhet gjithçka që qytetarët të votojnë të lirë.

“Të besosh se Edi Ram është i vendosur të respektojë votën, është absolutisht si të besosh rrethin katror. Kurrë Edi Rama nuk e pranon votën. Po nuk votove nuk ka shtet ligjor, nuk ka drejtësi. Mos të mendojë kush se unë kam iluzione që ai do bëjë votime. Nëse ai vazhdon në këtë mënyrë, edhe ne do i përgjigjemi në të gjitha mënyrat. Çdo mënyrë. Të kisha qenë në vendin e Lul Bashës, mbi tokë vendin nuk ia lija më 27 prill. Do votojmë ne. Do bëhet çdo gjë që shqiptarët të votojnë. Beteja ka filluar, do vazhdojë vazhdimisht.”, theksoi kryedemokrati.

Megjithatë, Berisha theksoi se nuk do të bojkotojë zgjedhjet.

“Ne po e ndjekim. Nuk ka zgjedhje të lira. Le t’i marrin, por do përgjigjen të nesërmen. Unë zgjedhje nuk bojkotoj. Po të jesh i sigurtë që në bashki nuk hyn. Çoj shqiptarët drejt votës së lirë”, tha kryedemokrati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button