RMV, derivatet e naftës nga mesnata me çmim të ri

Eurodizeli nga sonte në mesnatë do të shitet lirë për 1,5 denarë për litër, ndërsa benzina Eurosuper BS-95 do të rritet për gjysmë denari, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me këtë vendim, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht me 0.16 për qind, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i ri me pakicë i Eurodieselit (D-E V) do të jetë 99 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-95 do të shitet për 90,5 denarë për litër. Me vendim të KRRE-së, vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të lirohet për një denar, i cili do të kushtojë 96 denarë për litër, ndërsa çmimi i Eurosuper BS-98 mbetet i njëjtë, gjegjësisht 92,5 denarë. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS, nga ana tjetër, rritet për 0,584 denarë për kilogram dhe tani do të arrijë në 50,067 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë rritje mesatare prej 0,87 për qind për benzinën, rënie prej 1,202 për qind për dizelin, rënie prej 0,228 për qind për vajin ekstra të lehtë, ndërsa rritje prej 0.22 për qind për mazutin me 2.506 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen paraprake është më i ulët për 0,387 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button