Mbi 100 persona të vdekur pas rrëzimit të urës në Indi

Më shumë se 100 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një ure mbi lumë, në perëndim të Indisë, kanë raportuar mediat lokale të hënën, transmeton REL.

Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Morbi, qytet në rajonin indian Gujarat.

Mediat në Indi kanë thënë se 141 njerëz kanë vdekur dhe 177 kanë shpëtuar, pas rrëzimit të urës, e cila është rinovuar së voni.

Sipas raportimeve në media, numri i të plagosurve ka shkuar në 100.

Disa njerëz janë të zhdukur.

Në kohën e rrëzimit të urës, besohet se mbi 500 njerëz kanë qenë mbi të.

Ura ka qenë e gjatë 232 metra.

Autoritetet kanë thënë se kanë nisur hetimet për këtë rast.

Zyra e kryeministrit indian, Narendra Modi, ka thënë në Twitter se familjet e viktimave do të kompensohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button