RMV, filloi ndërtimi i hekurudhës të Korridorit 8 drejt kufirit me Bullgarinë

Rehabilitimi dhe intervenimet në Korridorin 8, hekurudha e cila e lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Bullgarisë, po bëhen realitet. Me bashkëpunim të përkushtuar ndërtojmë ardhmëri të përbashkët, sigurojmë mundësi për biznes komunitetin, investojmë në lidhjen funksionale hekurudhore moderne, investojmë në lidhje të gjithë këtij rajoni. Këtë sot e porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski në vazhdimin e ndërtimit të hekurudhësdrejt Buggarisë, tek vendi “Shupli kamen” në afërsi të Kumanovës, në të cilin morën pjesë edhe kryeministri i Bullgarisë Gallab Donev, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive Artan Grubi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, drejtori i NP “HRSV Infrastrukturë” Hari Llokvenec, ambasadori i Delegacionit të BE-së Dejvid Gir dhe drejtori i zyrës së Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH), Andi Aranitasi, njofton Portalb.

“Ky investim i Maqedonisë së Veriut hap ruta të reja evropiane për transport hekurudhor, vendosje të lidhjes rajonale me portet Burgas dhe Varna në Bullgari dhe portin e Durrësit në Shqipëri, që është me rëndësi të jashtëzakonshme për ekonominë tonë, por edhe në përgjithësi për bashkëpunimin në rajon në tërësi, si dhe bashkëpunim me rajone të tjera në Evropë”, theksoi Kovaçevski.

Sipas ministrit Boçvarski, kjo paraqet hapje e një kapitulli të ri në ndërtimin e infrastrukturës së Maqedonisë së Veriut dhe se vizioni për shtet evropian më nuk është dëshirë, për shkak se, siç tha, ky projekt është pjesë e perspektivës evropiane për zhvillim dhe prosperitet të shtetit.

“Suksesi është i përbashkët, treguam këmbëngulje, vendosmëri dhe po e fillojmë investimin më të madh në infrastrukturën hekurudhore në Maqedoninë e Veriut të pavarur nga viti 1991 e deri më sot, në vlerë prej 200 milionë euro. Ndërtimi i kësaj linje hekurudhore nga Kumanova deri në Kriva Pallankë dhe në fazën e ardhshme nga Kriva Pallanka deri në Bullgari është investim prej mbi 600 milionë euro dhe paraqet hap serioz në zhvillimit të infrastrukturës hekurudhore rajonale, tha Boçvarski.

Ndërtimi i hekurudhës të Korridorit 8, Foto: Qeveria e RMV-së

Kryeministri bullgar Gallab Donev, në fillimin e ndërtimit të pjesës lindore të hekurudhës së Korridorit 8, porositi se ai është i rëndësishëm për të gjithë tre vendet, si për Bullgarinë, ashtu edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se padyshim se do të kontribuojë për vlerën e shtuar të zhvillimit të gjithë rajonit tonë.

“Korridori 8 rrugor dhe hekurudhor janë investimet më të mëdha infrastrukturore që nga ekzistenca e vendit tonë, janë arterie e rëndësishme ekonomike, qëllime strategjike nga të cilat nuk mund të ketë kthim pas, janë perspektiva e së ardhmes për zhvillimin e vendit dhe konkretizimin e strategjisë së jetës më cilësore”, theksoi zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

Euroambasadori Dejvid Gir porosit se ky është iniciativë e vërtetë strategjike që do të ndihmojë të promnovohet tregtia rajonale, të zvogëlohet koha e udhëtimit dhe të nxitet rritje e qëndrueshme ekonomike që do të sjellë dobi të madhe për qytetarët dhe ndërmarrjet nga rajoni.

Andi Aranitasi nga Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim theksoi se hekurudha është një prej prioriteteve kryesore të BERZH-it në Ballkanin Perëndimor do të vazhdojnë me investime të ngjashme edhe në të ardhmen.

“BERZH-i është dhënësi më i madh i financave për Maqedoninë e Veriut dhe deri tani janë dhënë më shumë se 1,1 miliardë euro, por hekurudha është në zemrën tonë dhe deri tani janë dhënë 250 milionë euro dhe do të japim edhe 100 milionë për pjesën nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë, ndërsa do ta mbështesim edhe ndërtimin e pjesës perëndimore të Kërçovës”, deklaroi Aranitasi.

Ndërtimi i hekurudhës të Korridorit 8, Foto: Qeveria e RMV-së

Ndërtimi i sërishëm përfshin punë të dy prej tre akseve të para të projektuara të krahut lindor të hekurudhës së Korridorit 8, në gjatësi të përegjithshme prej 88,2 kilometra (nga Kumanova deri në Bellakovcë – 31 kilometra, nga Bellakovca deri në Kriva Pallankë – 34 dhe nga Kriva Pallanka deri në kufi me Bullgarinë – 24 kilometra).

“Aksi Bellakovcë – Kriva Pallankë po ndërtohet me ndihmë financiare të BE-së të siguruara përmes Kornizës investuese për Ballkan Perëndimor (VBIF). Granti i financuar nga BE-VBIF prej 75 milionë euro, i plotësuar me kontribut kombëtar prej një milion euro, është ndarë që të afrohet kjo pjesë e hekurudhës deri në standardet bashkëkohore. Punimet do të realizohen nga tetori i vitit 2022 deri në fund të vitit 2025 dhe përfshijnë tunele në gjatësi prej 5,5 kilometra, ura hekurudhore, mbikalime dhe nënkalime, stacione hekurudhore, si dhe sistem të ri për sinjalizim dhe telekomunikacion. Granti i plotësuar i financuar nga BE-ja prej 210 milionë euro është në plan për përfundim të pjesës lindore të hekurudhës së Korridorit 8 deri në kufirin me Bullgarinë”, informoi Zyra e BE-së në Shkup në virgjilje të aktiviteteve të sotme.

Ndërtimi i hekurudhës drejt Bullgarisë ka filluar në vitin 1994, prej kur janë ndarë të holla nga buxhetet shtetërore deri në vitin 2004, kur për herë të parë janë ndaluar aktivitetet. Pas ngecjes pothuajse dekadëshe të punimeve ndërtimore, në mars të vitit 2014 filloi ripërtëritja e tuneleve dhe urave të ndërtuara dhe ndërtim i pjesëve të reja në pajtueshmëri me projektin e aksit të parë. Me marrëveshjen me realizuesin e atëhershëm – kompaninë gjermane “Vibe”, është paraparë që hekurudha të ndërtohet deri në shtator të vitit 2017, por për shkak të problemeve gjatë realizimit, kryesisht të karakterit juridiko-pronësore është nënshkruar aneks me afat për ndërtim deri në shkurt të vitit 2020, pas çka në qershor të vitit 2020 punimet u ndërprenë me 54 për qind realizim, ndërsa shteti paralajmëroi procedurë arbitrazhi. Në shkurt të vitit të kaluar NP HRSM Infrastrukturë përmes Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim shpalli tender të ri në të cilin i lidhi dy akset e para. Procedura e tenderit u rrumbullakësua me zgjedhjen e realizuesve të rinj të punimeve kompanitë “Gjulermak” dhe “Shtrabag” dhe nënshkrim të marrëveshjes deri në korrik të këtij viti.

Aksi i transportit transnacional Lindje-Perëndim (Korridori VIII) shtrihet nga porti i Barit në Itali deri në portet e Varnës dhe Burgasit në Bullgari. Pjesa qendrore e këtij korridori pan-europian 315 km i gjatë kalon përmes Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Kërçovës, Shkupit, Kumanovës, Beljakovcës dhe Kriva Pallankës. Megjithatë, lidhjet mungojnë në skajin perëndimor (nga Kërçova deri në kufirin me Shqipërinë) dhe në skajin lindor (nga Kumanova në kufirin me Bullgarinë).

Ndërtimi i hekurudhës të Korridorit 8, Foto: Qeveria e RMV-së

Gjatësia totale e skajit lindor të Korridorit VIII hekurudhor është 88.2 km nga të cilat 34 km, përkatësisht seksioni Beljakovcë – Kriva Pallankë financohet nga BE-ja përmes Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Një grant i financuar nga BE-WBIF prej 75 milion €, i plotësuar me 1 milion € kontribut kombëtar, është ndarë për ta përafruar këtë seksion hekurudhor me standardet moderne. Punimet do të kryhen nga tetori 2022 deri në fund të 2025 dhe përfshijnë tunele 5,5 km të gjatë, ura hekurudhore, mbikalime dhe nënkalime, stacione dhe ndalesa hekurudhore, si dhe një sistem të ri sinjalizimi dhe telekomunikacioni. Një grant shtesë i financuar nga BE-ja prej 210 milionë euro është në gatishmëri për përfundimin e skajit lindor të Korridorit VIII hekurudhor deri në kufirin me Bullgarinë.

Pasi të përfundojë, seksioni hekurudhor pritet të rrisë vëllimin vjetor të mallrave me 20% deri në vitin 2040 dhe të sigurojë qasje në mjetet moderne të transportit për më shumë se 350,000 njerëz. Koha e udhëtimit do të reduktohet, si dhe ndotja e ajrit dhe zhurmës.

Që nga viti 2007, BE-ja ka dhënë mbi 500 milionë euro për sektorin e transportit si në kuadër të Instrumentit të Para-Aderimit ashtu edhe nëpërmjet WBIF.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button