RMV, pas mesnate ndryshon çmimi i benzinës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se pas mesnate do të rritet çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 për dy denarë, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e derivateve të tjera mbeten të njëjta.

Pas mesnate, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95- 90,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98- 92,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V)- 100,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1)- 97,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU- 49,483 (denarë/kilogram)

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button