Bien fitimet dhe të ardhurat e Samsung

Samsung ka raportuar të ardhura prej 54 miliardë dollarësh për tre mujorin e tretë të 2022 por postoi rënie fitimi krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, shkruan PCworld.al.

Gjiganti Korean i elektronikës kishe 7.6 miliardë dollarë fitim, një rënie me 23% krahasuar me vitin e kaluar.

Kompania tha se disa divizione të saj kishte pasur kërkesë të ulët përballë pasigurisë ekonomike që është sot në botë.

Kërkesa e ulët për produkte konsumatore bëri që biznesi i memories të tkurrej. Fitimet e këtij biznesi ranë për shkak të kërkesës së dobët për telefonë, TV por edhe çipe mobile 5G.

Divizioni i eksperiencave mobile ishte ai që shkëlqeu. Të ardhura ishin 22.6 miliardë dollarë ndërsa fitimet 2.27 miliardë dollarë.

Ky biznes është përgjegjës për produktet mobile dhe suksesi i Galaxy Z Fold 4 dhe Z Flip 4 së bashku me shitjet e forta të Galaxy S22 kanë ndihmuar kompaninë.

Një tjetër divizion që pati rezultate të qëndrueshme ishte biznesi i prodhimit të çipeve me të ardhura rekord prej 16 miliardë dollarë dhe fitime 3.6 miliardë dollarë.

Në të njëjtën ditë që Samsung postoi financat, formalisht emëroi në krye Jay Y. Lee, një lëvizje më shumë simbolike duke qenë se konsiderohet si udhëheqësi de fakto i kompanisë. Lee u dënua me 5 vite burg në 2017-ën i përfshirë në një skandal korrupsioni me presidenten e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button