Presidentit Pendarovski takoi nxënësit fitues të medaljeve në Olimpiadën e 29-të ballkanike në Informatikë

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti ekipin e nxënësve që arritën suksese të rëndësishme në Olimpiadën e 29-të ballkanike në Informatikë që u mbajt në Bukuresht të Rumanisë, transmeton Portalb.mk.

Në Olimpiadë morën pjesë ata që u dalluan si më të mirët në garat vjetore kombëtare të programimit të zhvilluara në 12 vende të Ballkanit. Në konkursin jozyrtar si përfaqësues të vendeve mysafire morën pjesë edhe studentë nga Italia, Hungaria, Ukraina dhe Zvicra.

Në këtë garë jashtëzakonisht serioze të përbërë nga 42 gjimnazistë të talentuar, medaljen e argjendtë e fitoi Blagojçe Pavleski nga Prilepi, ndërsa medaljen e bronztë e mori Teo Kitanovski nga Shkupi. Në kuadër të Olimpiadës ballkanike, në turneun ndërkombëtar RMI të organizuar paralelisht, në mesin e 168 garuesve nga 16 shtete, Bllagojçe Pavleski fitoi medalje të artë, ndërsa Teo Kitanovski medalje të bronztë.

Studentët e njohën Presidentin Pendarovski me përshtypjet e tyre nga Olimpiada e sivjetshme, duke shkëmbyer përvojat e fituara nga komunikimi me konkurrentët e tjerë në Rumani.

Duke i uruar, presidenti Pendarovski theksoi se suksesi i tyre individual dhe ekipor është krenari për mbarë vendin, por edhe nxitje për të gjithë të rinjtë që të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të përpiqen për arritje të ngjashme. Në këtë kontekst, ai theksoi rëndësinë e garave të tilla ndërkombëtare, të cilat janë një mundësi e shkëlqyer për të promovuar cilësinë dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të të rinjve nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

OBI 2022 u organizua nga Shoqata për ekselencë dhe performancë në Informatikë dhe Ministria e Arsimit e Rumanisë. Pjesëmarrja e nxënësve nga Maqedonia në olimpiadën e sivjetme u mbështet logjistikisht nga Kabineti i Presidentit Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button