Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 95-të

Sot u mbajt seanca e 95-të e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ku ndër të tjera u vendos që të rregullohet ora sipas matjes dimërore të kohës, transmeton Portalb.mk.

Qeveria e miratoi tekstin për lëvizje me letërnjoftime në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu u miratua edhe vendimi për njohjen e kualifikimeve profesionale ndërmjet këtyre vendeve. Këto marrëveshje janë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në këtë seancë u miratua vendimi për shpërndarjen e pensioneve prej 31 tetorit, duke i ndarë në katër grupe, varësisht nga vlera e pensionit.

Qeveria vendosi që pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë në ushtrimet TALOS 22 dhe Balkan Shield 22 që do realizohen në Greqi, ndërsa lejoi hyrjen e ushtarëve të huaj pjesëmarrës në trajnimin që do të realizohet në poligonin e Krivollakut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button