MPB dhe KRSKRR me apel për ngasje të kujdesshme të makinave bujqësore, katër persona e kanë humbur jetën në aksidente me traktor

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion dhe Rrugë dhe Ministria e Punëve të Brendshme në Kërçovë dhe rrethinë sot realizuan aktivitete parandaluese për edukim të shoferëve të traktorëve dhe makinave bujqësore dhe për shënjim plotësues të këtyre automjeteve për shkak të dukshmërisë së tyre më të madhe dhe pjesëmarrje të sigurtë në komunikacion. Në nëntë muajt e parë të vitit, katër persona e kanë humbur jetën në aksidente trafiku me traktorë, prej të cilëve dy janë shoferë të traktorëve, ndërsa dy bashkëudhëtarë, njofton Portalb.

Në periudhë kur nëpër rrugë lëvizin numër më i madh i traktorëve dhe makinave bujqësore, KRSKRR dhe MPB zbatojnë fushatë nën moton “Ngasje e sigurtë e traktorëve dhe makinave bujqësore”. Qëllimi i fushatës është ngritje e vetëdijes për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të barabartë në komunikacion të shoferëve të ztraktorëve dhe makinave bujqësore.

Kryetarja e KRSKRR-së, Gordana Kozhuvarovska apeloi për kujdesshmëri.

“Kushtojini vëmendje traktorëve dhe makinave bujqësore – edhe ato në mënyrë të barabartë marrin pjesë në komunikacion, ndërsa shoferët të cilët drejtojnë me traktor të ngasin traktorë të rregullt teknik dhe të shenjuar që të jenë të dukshëm në komunikacion. Siguria në vend të parë”, tha Kozhuvarovska.

Ndihmës-ministri për marrëdhënie me opinionin në MPB, Toni Angellovski kumtoi se në nëntë muajt e parë të vitit, katër perona e kanë humbur jetën në aksidente trafiku me traktorë, prej të cilëve dy janë shoferë të traktorëve, ndërsa dy bashkëudhëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button